• Durres, ofrohet vend pune Specialist i Regjimit Doganor

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Regjimit Doganor

Coepto sh.p.k është një kompani me aktivitet kryesor përpunimin e letrës, prodhimin dhe realizimin e materialeve te paketimit, materialeve promocionale, etj. Aktualisht është në kërkim të një Specialisti Regjimit Doganor.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kontroll i faturave të furnitorëve për të siguruar që është brënda kushteve të duhura të autorizimit.
  • Kryen shtesat e nevojshme në autorizim sipas situates.
  • Regjistron faturat e furnitorëve në programin financa 5 (faturë importi, fatura vendase).
  • Përgatit dhe menaxhon të gjithë dokumemtacionin e nevojshëm të eksportit, sipas të dhënave të marra nga prodhimi.
  • Koordinon punën me departamentet e tjera për të siguruar që të gjitha materialet dhe mallrat e nevojshme të dorëzohen në kohë dhe plotësisht.
  • Regjistron dajet e materialeve nga programi Financa 5.
  • Mban marrëdhëniet me autorietin doganor, përgatit rakordimet tre mujore dhe zhdoganimin e mbetjeve.
  • Mban saktë inventarin e regjimit doganor dhe të përditësuar në kohë reale.
  • Raporton në mënyrë të saktë detyrimet doganore (TVSH, detyrime të tjera).
  • Arkivon dokumentacionin fizikisht dhe elektronikisht.
Kualifikimet
  • Diplomë Bachelor ose Master në një nga degët e shkencave ekonomike.
  • Eksperiencë të mëparshme pune në procedurat e eksportit.
  • Të përdorë programin Financa 5.
  • Njohje të regjimit doganor të përpunimit aktiv (RPA), dokumentacionit të eksportit dhe rregullave.
  • Të jetë bashkëpunës, i organizuar dhe i komunikueshëm.
  • Të ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze
  • Aftësi për të punuar në një ambiant me ritme të shpejta dhe për të menaxhuar detyra të shumta në mënyrë efikase.
Nëse mendoni se plotësoni kriteret dhe jeni kandidati i duhur, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutem dergoni CV tuaj në adresën e e-mailit eridona.jaho@coepto.com.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do kontaktohen për intervistim.

Ju mirëpresim!

coepto sh.p.k
Rruga SH49, Fllakë, Xhafzotaj, Shijak, Durrës,
Web: http://coepto.com
 


Apply
Back
Top