• Durres, ofrohet vend pune Specialist i përgjithshëm ndërtimi_Hamallaj

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Aktualisht ne po kërkojmë Specialist në fushën e ndërtimit dhe të ftojmë të bëhesh pjesë e stafit tonë duke na kontaktuar në format e kontaktit të listuara më poshtë.

Vendodhja e Objektit: Hamallaj
Raporton: Inxhinierit të objektit



Kualifikimet
  • Mosha 25 - 55 vjeç.
  • Specialisti duhet të zotërojë më së miri specialitete pune si: Muraturë, suvatime, izolime, armature ,etj.
  • Eksperiencë pune minimalisht 5 vite në fushën e ndërtimit.
  • Të jenë të komunikueshëm dhe bashkëpunues.

Shënime;
  • Ofrohen kushte shumë të mira pune.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Transport i siguruar nga kompania.
  • Mundësi rritje profesionale për të gjithë ata që duan të fitojnë një zanat.
  • Mundesi promovimi brenda grupit.
  • Vlerësime periodike.
  • Bonus për çdo mik të referuar për t’u punësuar në kompani.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të kontaktojnë +355 68 40 52 085.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Web:ëwww.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top