• Durres, ofrohet vend pune Senior Inside Sales

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
AIRONE LOG është një kompani spedicioni ndërkombëtar, e specializuar në transportin ajror dhe detar.e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve efikase dhe të besueshme, duke u kujdesur për të gjitha fazat e transportit, duke u siguruar klientëve tanë zgjidhjet më të mira. Vendosim në dispozicion të klientëve tanë përvojën tonë shumëvjeçare dhe profesionalizmin që na dallon.

Për të forcuar ekipin tonë të shitjeve, jemi në kërkim të një Senior Inside Sales me eksperiencë, i cili do të kontribuojë në rritjen e portofolit të klientëve dhe zhvillimin e marrdhënieve afatgjata

Përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i klientëve ekzistues në sektorin e logjistikës dhe transportit Detar dhe Ajror.
  • Identifikimi i mundësive të reja për shitje
  • Përgatitja dhe negocimi i ofertave komerciale për shërbimet logjistike (transport tokësor, ajror, detar, magazinim, etj.)
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet operative për të garantuar shërbim cilësor ndaj klientit
  • Arritja e objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Edukimi : Ekonomi,Menaxhim Biznesi,Administrim Biznesi (Fusha të ngjashme)
  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë në shitje, preferohet në sektorin ndërkombëtar (kryesisht atij Italian) të logjistikës dhe/ ose transportit
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
  • Njohuri të mira të proceseve të zinxhirit të transportit ndërkombëtar
  • Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të forta me klientët
  • Aftësi të mira organizative dhe orientim drejt rezultateve
  • Njohuri të paketës Office
  • Preferohet eksperiencë me CRM dhe sisteme ofertimi
  • Anglisht (minimalisht niveli B2)
  • Italisht (minimalisht niveli B2)
Ne Ofrojmë:
  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
  • Paketë konkurruese page dhe bonuse bazuar në performancë
  • Trajnime të vazhdueshme në fushën e shitjeve dhe logjistikës
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
  • Page konkurruese bazuar në përvojën, aftësitë dhe kualifikimet e kandidatit.
Vendi i punës: Durrës

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj ne:
ina.leka@aironelog.com,
marco.larocca@aironelog.com , giuseppe.turcato@aironelog.com
Cel: +355 69 52 99 803
 


Apply WhatsApp
Back
Top