• Durres, ofrohet vend pune Recepsioniste

Durres
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!

Marea Resort kerkon te punesoje recepsioniste .

Detyrat​

  • Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;
  • Ndjek veprimet e përditshme në hotel, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe procedurat;
  • Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në check –in;
  • Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me azhornimin e dhomave dhe koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime;
  • Të kenë njohuri për qytetin, zonën përreth dhe atraksioneve të tjera për t'u siguruar klientëve të gjithë informacionin e kërkuar;
  • Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit;
  • Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelt;

Kualifikimet​


  • Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
  • Të njohin shumë mirë gjuhën angleze
  • Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
  • Të jenë të paraqitshëm;
  • Të njohin paketën Microsoft Office;
  • Të jenë korrektë;
  • Ofrohen kushte shumë të mira pune.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Akomodim i mbuluar nga kompania.
  • Transport i mbuluar nga kompania.
  • Paga te kenaqshme.
Adresa: Qerret , Durres

Aplikantet e interesuar te kontaktojne ne nr e kontaktit: +355 (0) 686480086

Departameti i Burimeve Njerezore
 


Apply WhatsApp
Back
Top