• Durres, ofrohet vend pune Recepsionist/e

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një klienti në sektorin e turizmit dhe mikpritjes, jemi në kërkim të një Recepsionisti/e dinamik/e, të organizuar dhe me orientim të lartë ndaj klientit.
Kandidati/ja ideal/e do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e rezervimeve, koordinimin e operacioneve të përditshme të akomodimit dhe ofrimin e një eksperience profesionale për çdo klient, duke kontribuar në rritjen e rezervimeve, forcimin e imazhit të brandit dhe garantimin e standardeve të larta të shërbimit.

Përgjegjësitë Kryesore
  • Menaxhon rezervimet përmes platformave si Booking.com, Airbnb, kanaleve direkte dhe rrjeteve sociale.
  • Administron kalendarin e disponueshmërisë, çmimet dhe politikat e rezervimit.
  • Sugjeron oferta dhe paketa akomodimi në përputhje me sezonin dhe nevojat e klientëve.
  • Ndjek procesin e rezervimit nga konfirmimi deri në finalizim, duke përfshirë pagesat dhe dokumentacionin përkatës.
  • Organizon dhe koordinon proceset e check-in dhe check-out.
  • Koordinon me ekipin e housekeeping për përgatitjen e vilave/dhomave sipas standardeve përpara mbërritjes së klientëve.
  • Monitoron standardet e pastërtisë, prezantimit dhe mirëmbajtjes së ambienteve.
  • Raporton dhe ndjek në kohë zgjidhjen e problematikave operative.
  • Kontribuon në rritjen e kënaqësisë së klientëve, besnikërisë së tyre dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.
Kualifikimet & Aftësitë
  • Eksperiencë në hoteleri, turizëm, menaxhim akomodimi ose marketing digjital.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira të rrjeteve sociale dhe krijimit të përmbajtjes.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe shitjeje.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të punuar me afate.
  • Orientim drejt rezultateve, detajeve dhe kënaqësisë së klientit.
  • Pasion për mikpritjen, turizmin dhe zhvillimin e brandit.
Cfarë ofrohet
  • Ambient pune dinamik dhe në rritje.
  • Mundësi zhvillimi profesional në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
  • Bonus në bazë performance dhe rezultateve të rezervimeve.
  • Pjesë e një brandi unik në akomodim dhe mikpritje.
  • Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e vilave dhe imazhit të tyre në treg.

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Recepsionist/e »

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top