• Durres, ofrohet vend pune Pergjegjes Turni dhe Mekanik

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  2. Mekanik
Eksperienca
vetem me eksperience
RAMETAL sh.p.k me seli ne Vrrine,Xhafzotaj, Autostrada DR-TR, km. 5,
dhe me aktivitet kryesor përpunimin e skrapit te aluminit dhe transformimin e tij ne Lingote Alumini
kerkon te punesoje:

1.PERGJEGJES TURNI
Detyrat:
  • Ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e proçesit të punës dhe realizimin e produktit final konform standardit të miratuar nga shoqëria.
  • Është përgjegjës për kontrollin, përmirësimin, rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe shfrytëzimin maksimal të makinerive dhe pajisjeve që ka në dispozicion.
  • Ndjek, zbaton rregullat e proçedurat e sjelljes dhe komunikimit në punë të miratuara nga shoqëria.
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik në punë për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit.
  • Pastron e mirëmban vendin e punës, mjetet e punës duke i lënë ato në gjendje të gatshme për punë.
  • Ka detyrimin (ose të jetë i gatshëm) të pranojë masat administrative që merr shoqëria në rast se evidentohen jo përputhshmëri me standardin e kryerjes së punës. Të reagojë ndaj masave të marra kundrejt tij, duke rritur cilësinë e punës.
  • Organizon, kontrollon, përshtat dhe komandon makineritë e linjës së prodhimit.
  • Mat, peshon dhe ngarkon lëndën e parë dhe lëndën ndihmëse sipas recepturës.
  • Garanton punën në ekip dhe përfundimin në afat të proçesit duke mbikëqyrur, ndihmuar, suportuar anëtarët e grupit.
  • Monitoron proçesin e shkrirjes së materialeve dhe trasformimin e tyre, respekton kohën e zhvillimit të secilit proçes. Monitoron panelet e kontrollit për të mbikëqyrur dhe optimizuar proçeset e punës.
  • Merr mostra dhe kryen testet rutinë kimike e fizike të produkteve dhe regjistron të dhënat e prodhimit. Bën rregullimin e përbërjes kimike të aliazhit sipas nevojës.
  • Derdh aliazhin (shkarkon metalet e shkrirë) dhe bën trajtimin termik sipas llojit të aliazhit.
  • Plotëson dokumentin Skedë Prodhimi dhe dorëzon punën e kryer te inxhinieri i prodhimit.
  • Rrit aftësitë e veta profesionale dhe i përgjigjet problematikave që hasen. Vepron dhe bashkëvepron me punonjësit e tjerë në bazë të trajnimeve të marra apo proçedurave të komunikuara sipas rastit nga personat përgjegjës.
  • Përveç detyrave funksionale të përshkruara si më lart, punonjësi ka detyrimin të veprojë edhe mbi bazën e urdhrave të eprorit.
2.MEKANIK

Detyrat Kryesore

  • Kryerja e kontrolleve të rregullta mbi pajisjet dhe makineritë e prodhimit.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e defekteve mekanike në kohë.
  • Sigurimi i funksionimit të pandërprerë të linjave të prodhimit përmes ndërhyrjeve të shpejta.
  • Ekzekutimi i planit të mirëmbajtjes parandaluese sipas standardeve të kompanisë.
  • Raportimi i defekteve dhe ndërhyrjeve te përgjegjësi i departamentit.
  • Bashkëpunimi me inxhinierët dhe stafin teknik për optimizimin e performancës së pajisjeve.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të brendshme të punës.
Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë profesionale ose universitare në Mekanikë, Inxhinieri Mekanike ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune si mekanik/e industrial ose në mirëmbajtje makinerish (minimum 2–3 vjet).
  • Njohuri mbi sistemet mekanike, hidraulike dhe pneumatike.
  • Aftësi të mira problem-zgjidhëse dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në orare fleksibël.
  • Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri edhe në sistemet elektrike bazë.
Orari i punes : me tre turne

Si te aplikoni:
Personat e interesuar duhet te dergojne CV
ne emailin info@rametal.al
ose telefononi ne numrin 0694056856
 


Apply WhatsApp
Back
Top