Durres, ofrohet vend pune Operator Prodhimi / Montimi
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Operatore makinerie / fabrike
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Operator Prodhimi / Montimi – Durrës
Kompania: Altair sh.p.k.Vendndodhja e punës: Shkozet, Durrës, pranë Karburant Xheni.
Altair sh.p.k. po kërkon të punësojë Operatorë Prodhimi dhe Montimi për një fabrikë të re moderne të përpunimit të metaleve, e pajisur me makineri dhe teknologji bashkëkohore.
Kerkohen edhe njerez pa eksperience sepse do trajnohen per gjitha proceset.
Detyrat kryesore:
- Pjesëmarrja në proceset e montimit final të produkteve.
- Punë në linjën e prodhimit sipas procedurave të kompanisë.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe cilësisë në punë.
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e objektivave të prodhimit.
Kërkesat:
- Gatishmëri për punë operative në ambient fabrike.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në grup.
- Përvoja e mëparshme në prodhim përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme.
Kushtet e punës:
- Kontratë pune 1-vjeçare me mundësi rinovimi.
- Pas vitit të parë, mundësi për kontratë me afat të pacaktuar dhe kushte financiare më të favorshme.
- Pagë: 75,000 Lekë në muaj.
- Orari i punës: 08:00 – 16:00.
- 5 ditë në javë (e hënë – e premte).
- Nuk punohet gjatë fundjavës.
- Aktualisht kompania nuk ofron transport, por zona është e aksesueshme me transport publik.
Stacioni më i afërt ndodhet rreth 6 minuta në këmbë nga fabrika.
Vendndodhja:
Shkozet, Durrës – pranë Karburant Xheni, në një zonë industriale në zhvillim ku po ndërtohen dhe modernizohen disa objekte të reja prodhimi.Për aplikim nevojitet vetëm emri dhe numri i kontaktit.
Na shkruani ne nr e telefonit: 0688836060 ose na dergoni email ne: rekrutimhr@gmail.com
Apply WhatsApp