• Durres, ofrohet vend pune Mirembajtes ne pulari

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
  2. Teknik
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PUNE – MIRËMBAJTËS NË PULARI

Kompania jonë është në kërkim të një Mirëmbajtësi për pularinë, i cili do të jetë përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, sistemeve dhe ambienteve të fermës.

Detyrat kryesore:
  • Kryerja e mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese të pajisjeve dhe makinerive të fermës.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e sistemeve të ventilimit, ngrohjes, ftohjes, furnizimit me ujë dhe ushqimit.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në kohë.
  • Mbajtja në gjendje të mirë pune e ambienteve dhe infrastrukturës së fermës.
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës në punë.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Arsim profesional ose teknik në mekanikë, elektroteknikë ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë në mirëmbajtje industriale ose bujqësore përbën avantazh.
  • Patenta B perben avantazh.
  • Njohuri bazë në mekanikë dhe elektrikë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Përgjegjshmëri dhe gatishmëri për t'iu përgjigjur nevojave operative të fermës.
Ne ofrojmë:
  • Kushte të rregullta pune.
  • Pagese e Kenaqshme
  • Mundësi zhvillimi afatgjatë në kompani.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre ose të kontaktojnë në numrin : 0698013005
 


WhatsApp
Back
Top