• Durres, ofrohet vend pune Menaxhere e Burimeve Njerzore

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Aiba kompani shpall vakant pozicionin e Menaxherit te Burimeve Njerezore:

Detyrat dhe pergjegjesite:


  • Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimet e performancës;
  • Përmbush të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet / inspektimet e zyrës së punës, dosjet e punonjësve, njoftime, etj)
  • Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
  • Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara.
  • Përgatit borderonë e punonjësve dhe listpagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Mban marrëdhënjet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj;

Kualifikimet/Kërkesat:


  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në profil Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • ​Te jete njohese shume e mire e gjuhes angleze
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese
  • Te jete banues ne qytetin e Durresit ose Shijakut

Te interesuarit mund te dergojne CV e tyre ne adresen office@aiba.al



 


Apply
Back
Top