Durres, ofrohet vend pune Menaxher Njësie (SUPERMARKETI) ne Durres
- Durres
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Web developer
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.
Pozicioni: Menaxher Njësie (SUPERMARKETI)
Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Tiranë dhe Durrës, Shqipëri.
Permbledhje: Po kërkojmë një Menaxher Njësie (SUPERMARKET) për një Rrjet Supermarketesh lider në tregun Shqipëtar dhe Ndërkombëtar. Menaxheri i Supermarketit do jetë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e marketeve në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë. Roli garanton operim efektiv të marketeve, optimizion fitimet financiare të Shoqërisë, si dhe siguron nivelin më të lartë të shërbimit ndaj klientit në markete.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë;
• Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i Marketit;
• Krijon, zhvillon, dhe miremban marrdhënie të shkëlqyera me klientët. Shqyrton dhe trajton ankesat e klienteve, komentet dhe sugjerimet e tyre;
• Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore dhe realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit;
• Përgjegjës për implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve;
• Përgjegjës për menaxhimin e programit STORE dhe FIDELITY;
• Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë;
• Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë plotësuar dhe në cilësinë e duhur;
• Përgjegjës për kryerjen e porosisë të asortimentit, marrjes së mallit në dorëzim në përputhje me sasinë dhe cilësinë e duhur si dhe sipas skedulit;
• Garanton shpërndarjen e shpejtë të mallit nëpër reparte;
• Përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët dhe për garantimin që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur, duke siguruar kështu cilësinë e produkteve dhe shërbimit që merr klienti;
• Përgjegjës për ndjekjen e Procedures ne rast Kontestimi dhe Reklamimi;
• Përgjegjës për ruajtjen e asortimentit ne Market;
• Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit;
• Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë;
• Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, performancën dhe sjelljen e tyre në punë;
• Përgjegjës për planifikimin e shpërndarjes së stafit për mbulimin e operimit;
• Përgjegjës për organizimin dhe ndarjen ditore të punës në market;
• Përgjegjës për anën administrative të marketit;
• Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare;
• Përgatit raporte dhe analiza mujore dhe sipas kërkesës;
• Përgjegjës për zbatimin e të gjitha standarteve, politikave dhe procedurave të shoqërisë në market.
Edukimi:
• Diplomë Universitare në një nga profilet: Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj. Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperienca e Punës dhe Aftësite Kryesore:
• Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në sektorin e shitjeve, menaxhimit në sektorin Retail.
• Të zotërojë ''Paketën Office''.
• Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
• Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
• Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
• Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• I/e aftë të planifikojë, organizojë dhe skedulojë aktivitetin e stafit;
• I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Pajisje me patentë të vlefshme drejtimi;
• Aftesi shume te mira te gjuhes angleze ne komunikimin verbal dhe ate te shkruar;
Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe bonus mbi page sipas performances dhe rezultatit.
Proçedurë Aplikimi:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj dhe certifikatat apo licensat profesionale, brenda datës 19.06.2023 në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjensia.
Apply WhatsApp