• Durres, ofrohet vend pune Menaxher/e Marketi ne Sukth, Durres

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Përshkrimi i punës
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj me një market të ri në Sukth, rrjeti i marketeve Diambe shpk shpall vende të lire punë për pozicionet si më poshtë:


Menaxher/e Marketi në Sukth
Detyrat:

• Është përgjegjes për udheheqjen e marketit.
• Mbikqyr dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet ditore në market.
• Bën pranimin e mallit sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmeri.
• Siguron zbatimin e standardeve bazë të cilësisë.
• Menaxhon dhe kontrollon stokun, mban të gjithë dokumentacionin përkatës dhe ben rregullisht regjistrimin e shitjeve dhe blerjeve për të parë nivelin e stokut.
• Menaxhon dhe motivon stafin e marketit .
• Ndjek rezultatet e punës dhe stafit në market duke i trajnuar, keshilluar, dhe disiplinuar punonjësit, planifikon, monitoron, vlerëson rezultatet e punës.

Kualifikimet/Kërkesa:

• Njohuri te mira te paketes Microsoft (Word, Excel) etj
• Komunikativ dhe aftesi ndërpersonale.
• Fleksibil në punë.
• Aftësi të shkelqyera në zgjidhjen e problemeve.
• Person energjik dhe dinamik.
• I besueshem dhe vendimmarrës.
• I afte të menaxhoj punën dhe kohën në flukse.
* Eksperienca në fusha të ngjashme do të përbënte avantazh.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-te e tyre në adresën: info@diambe.com ose kontaktoni në nr. e tel 068 37 80 166.
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top