Durres, ofrohet vend pune Menaxher Dyqani
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Një kompani që operon në fushën e shitjes së gomave po kërkon Menaxherë Dyqani për piken e saj në Shkozet
Përgjegjësitë kryesore:

Apliko ketu!
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i përditshëm i dyqanit dhe organizimi i punës
- Mbikëqyrja dhe koordinimi i stafit
- Menaxhimi i shitjeve dhe arritja e objektivave
- Këshillimi i klientëve dhe ofrimi i shërbimit cilësor
- Menaxhimi i stokut dhe porosive të produkteve
- Kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave dhe dokumentacionit
- Ndjekja e arkës dhe transaksioneve të shitjes
- Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet dhe aktivitetin e dyqanit
- Zgjidhja e problematikave dhe ankesave të klientëve
- Sigurimi i standardeve të kompanisë dhe mirëmbajtja e hapësirës së shitjes
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme në menaxhim dyqani, shitje ose sektorin e automjeteve
- Preferohet eksperiencë në shitjen e gomave ose produkteve automobilistike
- Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi
- Orientim drejt shitjeve dhe rezultateve
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të Office
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup
- Patentë e kategorisë B përbën avantazh
Benefite:
- Pagë konkurruese + bonuse bazuar në performancë
- Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në zhvillim
- Mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm nga ekipi menaxhues
- Vendndodhja: Shkozet
Apliko ketu!
Apply WhatsApp