• Durres, ofrohet vend pune Magazinier

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Magazinier
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Durrës, Shqipëri (Transporti I siguruar nga kompania nga Tirana dhe Durrësi).

Qëllimi i pozicionit: Po kërkojmë një Magazinier të organizuar për Klientin tonë lider në prodhimin e materialeve të ndërtimit, i cili do të luajë një rol kyç në kujdesin dhe menaxhimin e të gjitha operacioneve të magazinimit. Në rolin e Magazinierit ju do të jeni përgjegjës për të gjitha proceset e magazinimit përfshirë aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Të përfaqësojë kompaninë në mënyrë profesionale, entuziaste dhe pozitive.
• Sigurimi i një funksionimi efikas të magazinës që është në gjendje të përmbushë kërkesat operacionale dhe të klientëve.
• Siguron një mjedis të sigurt pune, duke iu përmbajtur procedurave të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit dhe duke u siguruar që ato kuptohen dhe praktikohen nga ekipi në çdo kohë.
• Planifikon, koordinon dhe monitoron pranimin, ruajtjen dhe dërgimin e mallrave
• Drejton një mentalitet me tolerancë zero për devijimin nga përdorimi i proceseve cilësore për të siguruar që kerkesat per pozicionin të përmbushen plotësisht
• Planifikon kërkesat e ardhshme ne lidhje me kapacitetin e magazines
• Qëndron i përditësuar dhe i përgjigjet në përputhje me rrethanat të gjitha pyetjeve mbi procesin e magazines.
• Sigurohet që inventarët janë të saktë dhe kontrollon nivelet e inventarit duke siguruar që numërimet fizike të kryhen dhe të harmonizohen me sistemin e automatizuar duke përdorur ndihmën e ekipit të magazinës
• Kontrollon te gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatese dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkates shoqërues;
• Drejton kontrolle fizike të produkteve të ardhura dhe dalëse gjatë procesve të magazinimit;
• Siguron një komunikim të mirë midis magazinës dhe departamentit të Financës për të kontrolluar përputhshmerinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave;
• Përpilon raporte të rregullta dhe statistika ditore, javore dhe mujore.

Arsimi:
• Te ketë mbaruar universitetin, preferohet ne degët Menaxhim Biznesi, Financë ose fusha te ngjashme.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë bazë

• Përvojë e dëshmuar në drejtimin e një magazine, mundësisht në industrinë e prodhimit te materialeve te ndertimit.
• Sfondi përkatës i industrisë do të jetë një avantazh i shtuar         
• Përvoja e mëparshme menaxheriale me aftësinë për të menaxhuar dhe motivuar të tjerët
• Përvoja e mëparshme e kontrollit të inventarit
• Njohuri në përdorimin e Fork Lift Truck

Aftësitë gjuhësore:

• Gjuha e huaj e detyrueshme Anglisht (gjuha italiane dhe cdo gjuhë tjetër vecanërisht ballkanase konsiderohet si plus)

Aftësi të tjera ndërpersonale:

• Aftësi shumë të mira komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Njohja e programeve financiare do të përbënte avantazh;
• Të jetë i aftë të punojë në ekip;
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj brenda datës 28.10.2022 në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose kontakt ne: 068 904 1124

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top