• Durres, ofrohet vend pune kryemekanik

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Mariner Adriatic sh.p.k - Durres Container Terminal -Shpall vendin vakant te punes si Kryemekanik Oficine.
Kryemekaniku do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike dhe mekanike të Oficinës.

Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore :
  • Ndjek punën për eleminimin e defekteve në mekanizmat dhe mjeteve të tjera të cilat i merr nga sistemi mainserver të cilat ja delegon personeli menaxhues.
  • Për avaritë e rënda dhe me afate të zgjatura organizon punën për riparimin e avarisë sipas teknologjisë së dhënë nga personeli menaxhues.
  • Në bashkëpunim me personelin menaxhues harton listat e pjesëve të këmbimit mekanike, elektrike dhe elektronike për muajin dhe vitin pasardhës.
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe shëndetit në punë dhe të punës në lartësi.
  • Kryen riparimet, si dhe mirëmbajtjen e planifikuar sipas aftësive të tij, në të gjithë terminalin, pajisjet dhe shërbimet.
  • Kryen regjistrimin e duhur si dhe raportimin e detajuar të mirëmbajtjes dhe riparimeve të planifikuara të bëra nën kontrollin e tij.
  • Të kryejë zgjidhjen e problemeve dhe riparimeve sipas aftësive të tij për të minimizuar kohën e ndërprerjes së pajisjeve/impianteve/shërbimeve në mbështetje të punëve operacionale.
  • Të inspektojë dhe raportojë mbi të gjitha pajisjet/impiantet/shërbimet Terminale brenda fushës së aftësive dhe përvojës së tij.
  • Të sigurohet që pajisjet të jenë të sigurta dhe në gjendje të mirë pune para se t'i dorëzohen operacioneve.
  • Të alokojë dhe mbikëqyrë detyrat e dhëna nga Menaxheri Mirembajtjes.
Mariner Adriatic sh.p.k - Durres Container Terminal -Shpall vendin vakant te punes si Mekanik-Teknik Oficine.
Mekanik - Teknik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike dhe mekanike të Oficinës.
Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore :
  • Punon për kryerjen e shërbimeve teknike të mjeteve dhe mekanizmave bazuar në grafikët e këtyre shërbimeve të hartuara nga personeli menaxhues
  • Kryen riparimet, si dhe mirëmbajtjen e planifikuar sipas aftësive të tij, në të gjithë terminalin, pajisjet dhe shërbimet.
  • Kryen regjistrimin e duhur si dhe raportimin e detajuar të mirëmbajtjes dhe riparimeve të planifikuara të bëra nën kontrollin e tij.
  • Të kryejë zgjidhjen e problemeve dhe riparimeve sipas aftësive të tij për të minimizuar kohën e ndërprerjes së pajisjeve/impianteve/shërbimeve në mbështetje të punëve operacionale.
  • Të inspektojë dhe raportojë mbi të gjitha pajisjet/impiantet/shërbimet Terminale brenda fushës së aftësive dhe përvojës së tij.
  • Të sigurohet që pajisjet të jenë të sigurta dhe në gjendje të mirë pune para se t'i dorëzohen operacioneve.
  • Teston pajisjet përpara përdorimit operacional pas përfundimit të modifikimeve, riparimeve ose mirëmbajtjes.
  • Vë në dukje defektet, rreziqet dhe anomalitë si në aspektin mekanik ashtu edhe në atë teknik- të të gjitha pajisjeve dhe i raporton vëzhgime të tilla drejtuesit te tij.
  • Pergjegjes per kontrollin edhe montimin e pjeseve te kembimit (kryesisht kamionet por edhe mjetet e tjera ),pas evidentimit te defekteve raporton tek eperori I tij.
Punëmarrësi është i detyruar të :

  • Te jete i pajisur me Certiffikate Profesionale ne fushen e Inxhenierise Mekanike.
  • Te kete eksperience pune jo me pak se 3 vjet .
Aplikantët e interesuar mundtë dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email: info@marineradriatic.com, ose mund tëkontaktojnë në nr.e kontaktit: +355 5270 6676.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen mekonfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar,vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Aplikantët e interesuar mundtë dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email: info@marineradriatic.com, ose mund tëkontaktojnë në nr.e kontaktit: +355 5270 6676.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen mekonfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar,vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top