• Durres, ofrohet vend pune Koordinator/e Eksporti

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Koordinator/e Eksporti.

Detyrat​

  • Menaxhon dhe koordinon procesin e porosive të eksportit nga marrja e porosisë deri në dorëzimin te klienti.
  • Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin e nevojshëm për eksport (fatura, packing list, certifikata, dokumente doganore etj.).
  • Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me klientët, distributorët, agjentët doganorë dhe kompanitë e transportit.
  • Koordinon dërgesat me departamentet e prodhimit, magazinës, logjistikës dhe financës.
  • Monitoron afatet e dorëzimit dhe siguron përmbushjen e tyre.
  • Ndjek procedurat doganore dhe siguron respektimin e legjislacionit për eksport.
  • Zgjidh problematikat që mund të lindin gjatë procesit të eksportit dhe propozon zgjidhje efektive.
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e eksporteve dhe performancën e dërgesave.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Logjistikë, Tregti Ndërkombëtare ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në eksport, logjistikë ose koordinim të zinxhirit të furnizimit.
  • Njohuri shumë të mira të procedurave të eksportit dhe dokumentacionit doganor.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.

Shënime​

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.
 


Apply WhatsApp
Back
Top