• Durres, ofrohet vend pune Kasap

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
“JURREI” shpk, pjesë e grupit Kadiu e specializuar në rrjetin e supermarketeve, përfshin në tërësinë e vet si biznes, Qendrën Tregtare të Biznesit “GALAKTIK SHOPPING CENTRE” dhe supermarketet Conad në qytetin e Durrësit. Pjesë e “JURREI” shpk janë dhe rrjeti i supermarketeve të para Bio të certifikuara në Shqipëri, BioJu, me vendodhje në Tiranë.

Aktualisht kompania për rrjetin e supermarketeve Conad në qytetin e Durrësit, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Kasapit.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Kryen ndarjen e mishit në mënyrë anatomike për tregëtim sipas kërkesave të klientëve;
  • Parapërgatit organet e brendshme / kokën dhe këmbët e kafshëve për tregtim ose përpunim të mëtejshëm;
  • Kryen ruajtjen e mishit në kushtet e duhura sipas llojit dhe mënyrës së përdorimit;
  • Përgatit për ekspozim mishin në frigoriferet përkatëse sipas llojit të prodhimit;
  • Grin mishin në makineri;
  • Kryen peshimin dhe paketimin e mishit
  • Pastron dhe dezinfekton vendin dhe mjetet e punës;
  • Menaxhon ankesat dhe kërkesat e klientit dhe vë në dijeni menaxherin për to.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Minimumi 3 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  • Mosha nga 25 deri në 55 vjeç


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 25.04.2022.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top