• Durres, ofrohet vend pune JURISTE

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICION PUNE: JURISTE

Vendndodhja: Durrës

Rreth Kompanisë

Kastrati Energy SHPK është kompania lider në tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve në Shqipëri. E themeluar në vitin 2002, kompania operon në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe është e angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të saj, duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe përputhshmërisë ligjore.

Përshkrimi i Pozicionit

Juristja është përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes ligjore për aktivitetin e kompanisë, garantimin e përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi, hartimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, si dhe përfaqësimin e interesave të kompanisë pranë institucioneve dhe palëve të treta.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Harton, shqyrton dhe negocion kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera ligjore.
• Ofron këshillim ligjor për departamentet e ndryshme të kompanisë.
• Siguron përputhshmërinë e aktiviteteve të kompanisë me legjislacionin shqiptar dhe aktet nënligjore në fuqi.
• Ndjek procedurat administrative, gjyqësore dhe ekzekutive në të cilat kompania është palë.
• Përgatit dokumentacionin ligjor për institucionet shtetërore dhe subjektet private.
• Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe informon drejtuesit për ndikimin e tyre në aktivitetin e kompanisë.
• Bashkëpunon me autoritetet publike, noterët, përmbaruesit, avokatët dhe institucionet e tjera.
• Administron dhe arkivon dokumentacionin ligjor të kompanisë.
• Merr pjesë në proceset e due diligence, auditimeve dhe projekteve të veçanta ligjore.
• Kryen detyra të tjera në përputhje me natyrën e funksionit dhe nevojat e kompanisë.

Kualifikimet dhe Kërkesat

• Diplomë universitare në Drejtësi.
• Licencë Avokatie përbën avantazh.
• Minimumi 7 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
• Njohuri të mira të legjislacionit tregtar, civil, administrativ dhe të punës.
• Aftësi të mira në hartimin dhe interpretimin e kontratave.
• Njohuri të mira të paketës MS Office.
• Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe komunikuese.
• Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Kompania ofron

• Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
• Trajnime dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.
• Paketë konkurruese kompensimi bazuar në eksperiencë dhe performancë.

Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@kastratigroup.al
 


Apply
Back
Top