• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Xhaferraj Alumin shpk, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e aluminit, është e pranishme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filialin në Spitallë , Durrës.

Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania ofron një vend të lirë pune në pozicionin: Inxhinier.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Hartimi dhe rishikimi i projekteve teknike, vizatimeve dhe dokumentacionit inxhinierik
  • Llogaritja dhe dimensionimi i strukturave dhe sistemeve te aluminit sipas specifikimeve teknike
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për ofrimin e zgjidhjeve teknike ndaj kërkesave të klientëve
  • Përgatitja e ofertave teknike dhe listave të materialeve për projektet
  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i procesit të instalimit në kantier
  • Kontrolli i cilësisë së produkteve dhe instalimeve sipas standardeve të kërkuara
  • Raportimi i progresit të projekteve te përgjegjësi direkt
Kualifikimet:
  • Të ketë perfunduar arsimin e lartë në një nga degët e inxhinierisë.
  • Të ketë njohuri rreth materialeve të aluminit dhe përdorimit të tyre në praktikë.
  • Të ketë njohuri në perdorimin e Autocad & SketchUp .
  • Të ketë aftësi të mira menaxhimi dhe organizimi në punë.
  • Të jetë njohës i gjuhës angleze.
  • Të zotërojë patentë të klasit B.
  • Disponibilitet full time.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Aplikim për pozicionin e punës Inxhinier , ose në WhatsApp në numrin +355 67 60 40 255.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top