• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë (QC Engineer)

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
I.XH.E.M sh.p.k., kompani e specializuar në projektimin, prodhimin dhe montimin e elementeve të paraprefabrikuara të betonit, kërkon të punësojë Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë së Parafabrikateve (QC Engineer) , i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin teknik të elementeve gjatë gjithë procesit të prodhimit, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me projektet, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë së kompanisë.

Detyrat kryesore:
  • Kontrollon armaturën, kallëpet, insertet dhe rezervimet përpara betonimit.
  • Verifikon përputhshmërinë e elementeve me projektet teknike dhe autorizon betonimin vetëm pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret e kontrollit.
  • Kryen kontrollin e elementeve pas betonimit, duke verifikuar dimensionet, cilësinë e sipërfaqes dhe praninë e defekteve.
  • Identifikon, regjistron dhe raporton elementet jo-konformë dhe ndjek procesin e riparimit të tyre.
  • Monitoron zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
  • Përgatit raportet teknike dhe dokumentacionin përkatës mbi kontrollin e cilësisë.
  • Bashkëpunon me Drejtorin e Fabrikës, Inxhinierët e Zbatimit dhe ekipin e prodhimit për zgjidhjen e problematikave teknike.
Kualifikimet:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Përvojë pune në kontroll cilësie, zbatim ose prodhim të elementeve të betonit përbën avantazh.
  • Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
  • Njohuri mbi armaturën, betonin, kallëpet dhe procesin e prodhimit të parafabrikateve.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
  • Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@ixhem.com .
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top