• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi Junior

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi Junior, në kantierin e ri te Durrësit.

Roli dhe Përgjegjësitë:
  • Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
  • Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
  • Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punes;
  • Ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planin e organizimit;
  • Përpilion dhe kontrollon dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
  • Kontrollon firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
  • Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
  • Të ketë eksperienca te mepareshme ne fushen e ndertimit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Të ketë aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Turke ne te shkruar dhe te folur (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
Ofrohet page e kenaqshme.

Shenime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top