• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Kostoist

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar , prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Jemi në kërkim të një personi të përgjegjshëm dhe të organizuar për pozicionin: Inxhinier Kostoist .

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përllogarit kostot e projekteve dhe përgatit preventivat, librat e masave (BOQ) dhe buxhetin e investimit.
  • Verifikon sasitë e punimeve sipas projekteve arkitektonike, strukturore dhe MEP.
  • Monitoron shpenzimet gjatë ndërtimit, krahason kostot reale me buxhetin dhe propozon masa korrigjuese.
  • Analizon ofertat dhe tenderët, krahason çmimet dhe kushtet kontraktuale dhe ndihmon në përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme.
  • Ndjek kontratat financiare, kontrollon faturimet, përgatit situacionet për pagesa dhe llogarit punimet shtesë.
  • Përgatit raporte financiare dhe parashikime të kostos finale në bashkëpunim me ekipet teknike dhe drejtuesit e kompanisë.
Kërkesat:
  • Diplomë universitare Bachelor ose Master në Inxhinieri Ekonomike/Ndërtimi/Civile.
  • Eksperiencë në përllogaritjen e kostove, hartimin e preventivave dhe librave të masave (BOQ).
  • Njohuri të forta në leximin dhe interpretimin e projekteve arkitektonike, strukturore dhe MEP.
  • Njohuri në buxhetimin dhe kontrollin e kostove gjatë fazës së ndërtimit.
  • Aftësi për përgatitjen e raporteve financiare, analizën e kostove, devijimeve dhe riskut financiar.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në ekip.
  • Njohje të gjuhës angleze.
Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@ixhem.com ose eridona.jaho@ixhem.com.

Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.
 


Apply WhatsApp
Back
Top