Durres, ofrohet vend pune Head of Maintenance
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Head of Maintenance për zyrat e saj në Durrës. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
Detyrat:
Detyrat:
- Drejton dhe koordinon ekipin e mirëmbajtjes, përfshirë hidraulikë, elektricistë dhe pompistë.
- Planifikon, organizon dhe monitoron aktivitetet e mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese.
- Siguron zbatimin rigoroz të procedurave HSE dhe standardeve të sigurisë në të gjitha ambientet operative.
- Kontrollon dhe monitoron gjendjen teknike të pajisjeve, instalimeve dhe sistemeve të karburantit.
- Menaxhon ndërhyrjet emergjente, duke garantuar reagim të shpejtë dhe minimizim të ndërprerjeve operative.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e Operacioneve, HSE, Procurement dhe Compliance për koordinim efektiv.
- Mbikëqyr kontraktorët e jashtëm, punimet teknike dhe zbatimin e kontratave të shërbimit.
- Përgatit raporte teknike periodike për menaxhimin.
- Identifikon nevojat për përmirësime teknike, optimizim procesesh dhe investime kapitale.
- Siguron dokumentimin teknik dhe ndjekjen e procedurave të brendshme.
- Diplomë në Inxhinieri (Mekanike, Elektrike ose të ngjashme).
- Minimumi 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike, preferohet në rol drejtues.
- Njohuri të mira të sistemeve mekanike dhe elektrike.
- Njohuri bazë të mira të standardeve HSE dhe sigurisë në punë.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
Apply