• Durres, ofrohet vend pune Head of Maintenance

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Head of Maintenance për zyrat e saj në Durrës. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Detyrat:
  • Drejton dhe koordinon ekipin e mirëmbajtjes, përfshirë hidraulikë, elektricistë dhe pompistë.
  • Planifikon, organizon dhe monitoron aktivitetet e mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese.
  • Siguron zbatimin rigoroz të procedurave HSE dhe standardeve të sigurisë në të gjitha ambientet operative.
  • Kontrollon dhe monitoron gjendjen teknike të pajisjeve, instalimeve dhe sistemeve të karburantit.
  • Menaxhon ndërhyrjet emergjente, duke garantuar reagim të shpejtë dhe minimizim të ndërprerjeve operative.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e Operacioneve, HSE, Procurement dhe Compliance për koordinim efektiv.
  • Mbikëqyr kontraktorët e jashtëm, punimet teknike dhe zbatimin e kontratave të shërbimit.
  • Përgatit raporte teknike periodike për menaxhimin.
  • Identifikon nevojat për përmirësime teknike, optimizim procesesh dhe investime kapitale.
  • Siguron dokumentimin teknik dhe ndjekjen e procedurave të brendshme.
Kualifikimet:
  • Diplomë në Inxhinieri (Mekanike, Elektrike ose të ngjashme).
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike, preferohet në rol drejtues.
  • Njohuri të mira të sistemeve mekanike dhe elektrike.
  • Njohuri bazë të mira të standardeve HSE dhe sigurisë në punë.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top