• Durres, ofrohet vend pune Front Office & Administrative Assistant

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Eksperienca
me dhe pa eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar , prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Jemi në kërkim të një personi të përgjegjshëm dhe të organizuar për pozicionin: Front Office & Administrative Assistant (F)


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Merr pjesë në mbledhje dhe takime me stafin;
  • Mban shënime gjatë mbledhjeve, ndjek diskutimet, vendimet dhe afatet;
  • Ndjekja dhe monitorimi i punëve në proces dhe rikujtimi i stafit për detyrat e caktuara gjatë mbledhjeve/takimeve;
  • Kryerja e detyrave të ndryshme administrative dhe mbështetëse në recepsion;
  • Menaxhimi dhe kontrolli i email-eve (dërgim, përcjellje informacioni);
  • Mirëpritja dhe orientimi i vizitorëve;

Kërkesat:
  • Diplomë e shkollë së mesme ose Bachelor
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe email-it;
  • Njohuri të gjuhës italiane ose angleze.
  • Patentë makine klasi B

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0694087215
e-mail: hr@ixhem.com ose eridona.jaho@ixhem.com
facebook: ixhem parafabrikat
Insta: ixhemshpk_official

Vendndodhja: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.
 


Apply WhatsApp
Back
Top