Durres, ofrohet vend pune Elektricist
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Elektricist
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punësojë një Elektricist të kualifikuar.Grupi është i angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka ndërtuar një histori të suksesshme si lider në industrinë e tij, duke zbatuar standarde të larta profesionale dhe sigurie.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
Pozicioni: Elektricist
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i instalimeve elektrike.
- Kryerja e lidhjeve dhe fikimeve elektrike sipas standardeve teknike.
- Kontrolli i paneleve elektrike, siguresave dhe sistemeve mbrojtëse.
- Diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike.
- Zbatimi rigoroz i rregullave të sigurisë dhe procedurave të kompanisë.
- Bashkëpunimi me stafin teknik për garantimin e funksionimit të pandërprerë të sistemeve elektrike.
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Diplomë ose certifikatë profesionale në fushën e elektricitetit.
- Përvojë e mëparshme pune si elektricist (mbi 5 vite).
- Njohuri të mira mbi instalimet elektrike dhe skemat përkatëse.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Ofrojmë:
- Punësim në një nga grupet më të mëdha dhe më të qëndrueshme në vend.
- Kontratë pune të rregullt.
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi afatgjatë.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
Apply