Durres, ofrohet vend pune Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Durres
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Durres
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuar lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek klientët HoReCa dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
Arrin objektivat mujore sasiore dhe cilësore për HoReCa.
Liston dhe mirëmban asortimentin sipas PicOS për ICF & ICNF.
Identifikon mundësi për rritje përmes aktivizimeve, eventeve dhe materialeve promocionale.
Negocion vendndodhjet më të mira të aseteve në pikën e shitjes.
Menaxhon dhe mirëmban asetet HoReCa sipas standardeve.
Zbaton rutinën ditore të vizitës HoReCa.
Raporton problematika të cilësisë dhe paketimit.
Zbaton politikat dhe procedurat e CCBS.
Njeh në mënyrë të thelluar portofolin HoReCa/OTGF të CCBS.
Monitoron aktivitetet e konkurrencës në HoReCa/OTGF dhe raporton.
Zbaton standardet RED dhe përdor të dhënat për negocim.
Vepron si pikë kontakti për eventet e marketingut ne HoReCa/OTGF.
Koordinon me Marketing për implementimin e eventeve.
Siguron disponueshmërinë e produktit për evente.
Monitoron eventet në terren dhe raporton progresin.
Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas nevojave të punës
Aftësitë dhe kualifikimet:
• Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëparshme në pozicione të ngjashme.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup.
• Të ketë dëshirë të punojë në terren.
• Të zotërojë leje drejtimi automjeti.
• Të banojë në Durrës/Tiranë.
• Të jetë i gatshëm të punojë me orare fleksibël, sipas nevojave të punës.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar email në hr@cocacola.al ose duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/06/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.