• Durres, ofrohet vend pune Ekonomist per Magazine

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI

Shoqëria "NELT" sh.p.k pjesë e "NELT Group", një nga kompanitë lidere të distribucionit në Ballkanin Perëndimor në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha si Beiersdorf, Muller, JTI, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed, Baby Food Factory, ALKA,etj

Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.

Nelt shpk kërkon një kandidat potencial për të plotësuar vendin vakant për:

System Administrator – Distribution Logistics


📍 Vendndodhja: Durres

🎯 Qëllimi i pozicionit

System Administrator – Logjistik
është përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve WMS (G.O.L.D.) dhe Route Planning Software (SkyTrack), duke siguruar që të gjitha proceset e magazinës dhe shpërndarjes (pranimi, ruajtja, picking, dërgesat, kthimet dhe planifikimi i rrugëve) të jenë të sakta, të gjurmueshme dhe të optimizuara.

Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore
  • Administron dhe mirëmban sistemet WMS (G.O.L.D.) dhe SkyTrack, duke siguruar që të gjitha proceset e magazinës dhe shpërndarjes janë të regjistruara saktë dhe në kohë reale.
  • Siguron integritetin dhe saktësinë e të dhënave për artikujt, lotet, datat e skadencës, zonat e temperaturës dhe lokacionet.
  • Mbështet proceset e pranimit, magazinimit, picking, dërgesës, kthimeve dhe inventarit përmes sistemit.
  • Monitoron stokun, afatet e skadencës (FEFO) dhe lëvizjet, duke parandaluar humbje, gabime dhe mos-përputhje.
  • Gjeneron dhe analizon raporte operacionale dhe inventari për të mbështetur planifikimin dhe vendimmarrjen.
  • Planifikon dhe optimizon rrugët ditore të shpërndarjes në SkyTrack, duke rritur eficiencën e kohës, kapacitetit dhe kostos.
  • Bashkëpunon ngushtë me Warehouse Keeper, Transport Supervisor dhe ekipet e magazinës për të siguruar një proces të qetë nga hyrja deri te dorëzimi tek klienti.
  • Siguron përputhshmëri me standardet e sigurisë ushqimore, cilësisë dhe procedurave të Nelt.
Kualifikimet
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Logjistikë, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 1 vit eksperiencë në logjistikë, magazinë, administrim sistemesh ose operacione supply chain.
  • Aftësi të mira analitike dhe orientim i fortë ndaj saktësisë dhe detajeve.
  • Njohuri dhe aftësi për të punuar me sisteme ERP / WMS / sisteme planifikimi (avantazh përvoja me GOLD, SAP ose sisteme të ngjashme).
  • Aftësi të mira organizimi dhe punë nën presion dhe me volume të larta të dhënash.
  • Mentalitet zgjidhjeje, proaktivitet dhe dëshirë për përmirësim të vazhdueshëm.
  • Punë në ekip dhe komunikim profesional me struktura të ndryshme (magazinë, transport, shitje, administratë).
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze.

⏰ Orari & kushtet

Punë me turne: 07:00 – 15:30 & 10:30 – 19:00

Periudha e provës: 3 muaj

Model fleksibël: deri në 20% e kohës mujore mund të punohet remote

🎁 Çfarë ofron NELT

🏢 Kushte shumë të mira pune
💰 Pagë konkurruese
⚕ Check-up mjekësor vjetor falas
🎉 Bonus për ngjarje të rëndësishme në jetë
🎁 Dhurata dhe bonuse fundviti
⚽ Aktivitete sportive & rekreative falas
💡 Ambient që vlerëson idetë dhe kontributin tënd
🌍 Pjesë e një kompanie rajonale me marka lider
🤝 Kulturë që nxit bashkëpunimin, përgjegjësinë dhe zhvillimin

Apliko tani!

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: Hr.al@nelt.com
Ose te kontaktojne ne WhatsApp ne numrat 355689008590

Afati i fundit per dorezimin e aplikimeve tuaja eshte data 10.02.2026.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Nelt sh.p.k garanton trajtimin konfidencial të të gjitha aplikimeve në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe do t’i përdorë ato vetëm për qëllime rekrutimi.
Nelt Sh.p.k.
Adresa : Autostrada Tirane-Durres, Km 24, Borake, Shijak, Durres, Shqiperi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top