• Durres, ofrohet vend pune Corporate & Business Development Manager

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Inxhinieri
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Kastrati Energy Shpk është në kërkim të një Corporate & Business Development Manager, një rol strategjik që kombinon menaxhimin e klientëve korporativë me zhvillimin e biznesit dhe rritjen e portofolit tregtar në sektorin e hidrokarbureve dhe energjisë.Ky pozicion është kyç për zgjerimin e marrëdhënieve B2B, rritjen e të ardhurave dhe forcimin e pranisë së kompanisë në treg.

Përgjegjësitë Kryesore:
  • Zhvillon dhe implementon strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë për zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e klientëve korporativë në sektorin e hidrokarbureve dhe energjisë.
  • Identifikon, analizon dhe prioritizon mundësi të reja biznesi (B2B), përfshirë industri, institucione dhe partnerë strategjikë me potencial të lartë volumesh.
  • Ndërton dhe menaxhon portofolin e klientëve korporativë, duke siguruar rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe zgjerim të tregut.
  • Negocion kontrata komplekse tregtare, çmime, kushte furnizimi dhe marrëveshje afatgjata me klientët strategjikë.
  • Harton analiza të detajuara tregu (market intelligence), duke monitoruar konkurrencën, çmimet dhe trendet e sektorit për të mbështetur vendimmarrjen strategjike.
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët kyç (Key Accounts), duke siguruar nivel të lartë shërbimi, besnikëri dhe partneritet afatgjatë.
  • Monitoron dhe analizon performancën e klientëve korporativë përmes KPI-ve kryesore si: volum shitjesh, marzhe fitimi, rentabilitet dhe përmbushje kontratash.
  • Koordinon ngushtë me departamentet e shitjeve, operacioneve, logjistikës dhe financës për të garantuar realizimin e kontratave dhe përmbushjen e afateve të furnizimit.
  • Identifikon dhe menaxhon riskun tregtar dhe operacional në marrëdhëniet me klientët dhe propozon masa parandaluese.
  • Zhvillon plane të personalizuara për klientët strategjikë (account plans), me objektiva rritjeje dhe zgjerimi bashkëpunimi.
  • Siguron implementimin korrekt të politikave të çmimeve, kredive dhe kushteve tregtare të kompanisë.
  • Përgatit raporte periodike dhe analiza të detajuara për menaxhmentin e lartë mbi performancën e biznesit dhe zhvillimet e tregut.
  • Drejton proceset e zgjerimit të tregut, përfshirë hyrjen në segmente të reja klientësh dhe zhvillimin e kanaleve të reja të shitjes.
  • Përfaqëson kompaninë në takime strategjike me klientë dhe partnerë të rëndësishëm të biznesit.
  • Kontribuon në zhvillimin e politikave të përgjithshme tregtare dhe strategjisë së rritjes së kompanisë.
Kualifikimet e Kërkuara
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
  • 5-10+ vite eksperiencë në menaxhim klientësh korporativë, shitje B2B ose zhvillim biznesi.
  • Aftësi të forta negociimi, komunikimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh.
  • Aftësi analitike dhe njohuri mbi KPI, raportim dhe analiza financiare.
  • Përvojë në sektorin e hidrokarbureve ose energjisë (avantazh i fortë).
  • Aftësi për të punuar në mënyrë strategjike dhe në ambient dinamik.
Avantazhe Shtesë
  • Eksperiencë në menaxhim rrjetesh klientësh ose portofol të madh B2B.
  • Njohuri mbi CRM, ERP dhe analiza tregu.
  • Aftësi të avancuara në Excel dhe raportim menaxherial.
  • Mendësi biznesi dhe orientim i fortë drejt rezultateve.
Ofrojmë
  • Pozicion strategjik në një nga kompanitë lider në sektorin e hidrokarbureve.
  • Ambient pune profesional dhe me sfida.
  • Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe performancës.
  • Mundësi reale zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@kastratigroup.al
 


Apply
Back
Top