• Durres, ofrohet vend pune Agjent Shitje

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Agjent Shitje - Durres

Shoqëria Koral Fruit, në kuadër të zgjerimit te aktivitetit te saj kërkon të punësoje agjent shitje (van seller) në qytetin e Durrësit.

Përshkrim i përgjithshëm i rolit:

Agjenti shitjeve është personi qe kryen te gjithe procesin e shitjes tek klienti ne zonen qe mbulon duke përdorur me eficiencë njohuritë për produkte.
Agjenti i shitjeve suportohet nga drejtuesi i mjetit në aktivitetin e përditshëm të punës.


Detyrat:

• Kryen procesin e shitjes dhe vizitave tek klientët, sipas grafikut te paracaktuar.
• Kryen se bashku me manaxherin rajonal procesin e listimit të klientëve të rinj në zonën përkatëse.
• Kontrollon në mënyrë periodike inventarin fizik, datë skadencat, cmimet e produkteve ne raft dhe raporton me bazë mujore.
• Kryen rakordimin e të gjithë klientëve debitore në bashkëpunim me menaxherin rajonal.
• Kryen procesin e kthimit të mallit tek klientet që ka në përgjegjësi.
• Monitorimin e konkurrencës në zonën e tij.

Kualifikimet:


  • Të ketë eksperiencë pune ne shitje ose marketing;
  • Të kete aftësi te mira komunikuese;
  • Te jete banues ne Durres.

Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në adresën: koral.fruit@gmail.com ose të kontaktojnë në numrin:
+355 68 203 0498.
Afati i vlefshem per aplikim eshte deri ne daten 01.05.2023.
 


Apply WhatsApp
Back
Top