Durres, ofrohet vend pune Agjent Shitje në Terren
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Njoftim Pune – Agjent Shitje në Terren
Pozicioni: Agjent Shitje në Terren
Sektori: Materiale Ndërtimi
Vendndodhja: Zyrat & Magazina ne Shkozet , Durres
Orari: I plotë
Disponueshmëria: E menjëhershme
Përshkrimi i pozicionit:
Kompania jonë, e specializuar në tregtimin e aksesoreve te pllakave dhe parketit me nje game shume te gjere produktesh, po kërkon të zgjerojë ekipin me një Agjent Shitje në Terren. Roli përfshin kontaktin e drejtpërdrejtë me firma ndërtimi, dyqane me pakicë dhe klientë të tjerë të sektorit, me qëllim promovimin dhe shitjen e produkteve tona cilësore.
Detyrat kryesore:
- Vizita të rregullta në terren për prezantimin e produkteve .
- Krijimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe të rinj.
- Ndjekja e porosive dhe bashkëpunimi me logjistikën për shpërndarjen në kohë të mallrave.
- Monitorimi i tregut dhe raportimi i kërkesave apo lëvizjeve të konkurrencës.
- Përmbushja e objektivave mujore të shitjes.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë në shitje, preferohet në sektorin e ndërtimit ose industrisë.
- Komunikim i shkëlqyer, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje në arritjen e objektivave.
- Patentë kategoria B dhe dëshirë për të lëvizur në zonat e përcaktuara.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë fikse + % mbi shitjet dhe bonuse motivuese sipas performancës.
- Trajnime mbi produktet dhe teknikat e shitjes.
- Page e 13-te pas vitit te 1 te punes.
- Mundësi zhvillimi dhe rritje.
- Mbështetje nga një staf profesional dhe ambient pozitiv pune.


Apply WhatsApp