Durres, kerkohet Magazinier
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Qëllimi i pozicionit
Magazinieri është përgjegjës për administrimin dhe organizimin e mallrave në magazinë, duke garantuar ruajtjen, sistemimin dhe lëvizjen e saktë të stokut sipas procedurave të kompanisë.
Detyrat kryesore
- Pranon dhe kontrollon mallrat në hyrje sipas dokumentacionit përkatës
- Sistemon produktet në magazinë sipas kategorive dhe vendndodhjes
- Përgatit porositë për dalje dhe dorëzim
- Mban evidencë të saktë të stokut në sistem
- Kryen inventarizime periodike
- Identifikon dhe raporton dëmtime apo mungesa
- Siguron rend dhe pastërti në ambientet e magazinës
- Respekton rregullat e sigurisë në punë
Kualifikimet e kërkuara
- Arsim i mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh)
- Eksperiencë e mëparshme në magazinë (preferohet)
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit
- Aftësi fizike për përballimin e ngarkesave të punës
Aftësi personale
- Organizim dhe saktësi në punë
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi
- Aftësi për të punuar në grup
- Disiplinë dhe respektim i procedurave
Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp