Durres, kerkohet Financiere Senior
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Eksperienca
- vetem me eksperience
HR Studio është në kërkim të një Finance Senior për një kompani partnere në Durrës. Nëse keni eksperiencë në menaxhimin financiar, raportimin dhe analizën e të dhënave financiare, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie në zhvillim, ju ftojmë të aplikoni.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Përgjegjësitë:
- Përgatit dhe analizon raportet financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
- Menaxhon proceset kontabël dhe siguron saktësinë e regjistrimeve financiare.
- Harton buxhete, forecast-e dhe monitoron realizimin e tyre.
- Analizon kostot, flukset monetare dhe performancën financiare të kompanisë.
- Përgatit deklarimet fiskale dhe siguron zbatimin korrekt të legjislacionit tatimor.
- Bashkëpunon me auditorët, bankat dhe institucionet shtetërore.
- Ofron analiza financiare dhe rekomandime për menaxhmentin në mbështetje të vendimmarrjes.
- Identifikon mundësi për përmirësimin e proceseve financiare dhe kontrolleve të brendshme.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet, preferohet në pozicione të nivelit senior.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe standardeve të kontabilitetit.
- Eksperiencë në përdorimin e programeve financiare/ERP dhe njohuri të avancuara në Microsoft Excel.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe zgjidhjeje problemesh.
- Përgjegjshmëri, integritet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Përfshirje në procese strategjike dhe vendimmarrëse.
- Stabilitet dhe mundësi reale për zhvillim afatgjatë në karrierë.
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
Apply WhatsApp