• Durrës, ofrohet vend pune Magazinier

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Xhaferraj Alumin shpk, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e aluminit, është e pranishme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filialin në Spitallë , Durrës.

Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania ofron një vend të lirë pune në pozicionin: Magazinier .

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Pranimi, kontrolli dhe sistemimi i mallrave në magazinë
  • Inventarizimi periodik dhe mirëmbajtja e saktë e regjistrave të stokut
  • Përgatitja e porosive dhe dorëzimi i tyre sipas kërkesave të departamenteve të brendshme ose klientëve
  • Mbajtja në gjendje të rregullt dhe të pastër e hapësirave të magazinës
  • Bashkëpunimi me ekipin e logjistikës për lëvizjen dhe transportin e mallrave
  • Raportimi i çdo mospërputhjeje ose problemi te përgjegjësi direkt
Kualifikimet:
  • Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm
  • Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit ose sistemeve të menaxhimit të magazinës
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe të pavarur
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë në punë
Ne ofrojmë:
  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Aplikim për pozicionin e punës Magazinier , ose në WhatsApp në numrin +355 67 60 40 255.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top