• Drejtues Teknik Inxhinier Ndertimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
MURATI SHPK KERKON DREJTUES TEKNIK INXHINIER NDERTIMI

Shoqeria MURATI SHPK me objekt: Ndertim objektesh te permasave te ndryshme, shtepi, vila, ndertesa shumekateshe ose komplekse pallatesh, punime mirembajtje, sherbim fasade, Ndertim rrugesh dhe urash si dhe ndertime portuale, detare dhe ajrore si dhe rikonstruksionin e tyre, asfaltim dhe veshje me asfaltim, Ndertim digash, galeri, tunele, etj shpall vendin vakant per Inxhinier ndertimi qe duhet te plotesoje kushtet e meposhtme:

Arsimi dhe kualifikimet:
Te kete mbaruar fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit
Te kete pese ose me shume vjet eksperience pune ne kete fushe
Te kete licence ne fushen perkatese

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Kryerja e llogaritjeve precize për secilin komponent përbërës të një ndërtese.
· Përdorimi i softwareve kompjuterikë për hartimin e modeleve të strukturave.
· Përdorimi i programeve kompjuterike për të vlerësuar reagueshmërinë e strukturave duke marrë parasysh ndikimin relativ të forcave të jashtme .
· Vendosja se cilat materiale do të ishin më të përshtatshme për secilën pjesë të strukturës.
· Dhënia e këshillave për individë të tjerë në tregtinë e ndërtimit, përfshirë arkitektët.
· Kryerja e ekzaminimeve të hollësishme të ndërtesave.
· Zbatimi i udhëzimeve përkatëse për shëndetin dhe sigurinë në punë.
· Zhvillimi i planeve të ndërtimit-Menaxhimi i fazës së planifikimit dhe të projektimit të projekteve të ndërtimit.
· Mbikëqyrja e proceseve inxhinierike.
· Menaxhimi i projekteve të ndërtimit.
· Komunikimi dhe bashkëpunimi efikas me anëtarët e tjerë të ekipit.
· Sigurimi i përmbushjes së rregullave ligjore.
Paga fillon nga 1500 euro
Nese jeni te interesuar mund te na kontaktoni ne adresen e emailit : muratishpk@yahoo.com ose ne nr. cel .0693741451
 


Apply WhatsApp
Back
Top