• Drejtues Njësia e Menaxhimit të Proçeseve të Biznesit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentit e Organizimit/ Njësia e Menaxhimit të Proçeseve të Biznesit, në pozicionin:
Drejtues Njësia e Menaxhimit të Proçeseve të Biznesit
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Analizon proçeset ekzistuese të biznesit dhe ridizenjimin e tyre, me synim rritjen e vlerës së shtuar në shërbim të klientëve, rritjen e efiçencës në proçese, optimizimin e kostove dhe burimeve dhe rritjen e të ardhurave të bankës. Përgjegjës për të rritur performancën e proçeseve të biznesit të aplikuara nga banka në të gjitha ndërveprimet - me klientët për produktet e ndryshme bankare apo njësitë organizative me njëra tjetrën. Gjithashtu përgjegjës për hartimin e proçeseve të reja në linjë me strategjinë e bankës për penetrim në treg, shërbim klientele dhe tregues performance.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Rishikon të gjitha proçeset e biznesit të impaktuara nga projektet më të rëndësishme të bankës, me qëllim optimizimin e tyre dhe rritjen e efiçencës.
  2. Në bashkëpunim me Departamentet kyçe, analizon dhe dokumenton proçeset aktuale, ecurinë e tyre, palët e përfshira dhe propozon ridizenjimin më të mirë të mundshëm në varësi të mundësive për implementim, automatizim e dixhitalizim të ofruara nga sisteme të bankës duke ndërtuar proçese që janë të përshtatshme për adaptim ndaj zhvillimeve teknologjike, strategjike dhe strukturore
  3. Dokumenton me harta përshkruese dhe argumenton proçeset e ridizenjuara me tregues performance, duke evidentuar avantazhet e realizuara nëpërmjet rishikimit të tyre në formën e uljes së kostove apo gjenerimit të më shumë të ardhurave si edhe duke përkthyer kohën/ efiçencën e fituar në objektiva të pastër biznesi dhe rritje institucionale, duke ruajtur ose optimizuar cilësinë e kontrollit në proçes.
  4. Përgjegjës për përkthimin e çdo rishikimi proçesi në kërkesa biznesi për implementim nga sisteme teknologjike.
  5. Implementon dhe monitoron çdo proces të ri-dizenjuar apo ndërtuar së fundmi, me qëllim verifikimin e treguesve të performancës dhe sistemit të kontrollit të ndërtuar për të siguruar cilësi të lartë në proces në linjë me objektivat e dhënë.
  6. Përgjegjës për të ndërtuar proçese të reja, ndërtim kriteresh matëse për efiçencë procesi, implementim dhe vlerësim të ecurisë, ndërtim të strukturave kontrolluese në bashkëpunim me struktura mbështetëse.
  7. Përgjegjës për të përmbushur gjithashtu detyra të tjera të caktuara nga Drejtimi Ekzekutiv i Bankës.
Profili Individual:

  1. Diplomë universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit/Ekonomisë ose Shkencave kompjuterike/informatike.
  2. Njohuri shumë të mira të operacioneve bankare si edhe zhvillimeve më të fundit të praktikuara në sektor në lidhje me optimizmin e proçeseve dhe rritjen e efiçencës.
  3. Eksperiencë e mëparshme në ridizenjimin e proceseve gjithëpërfshirëse në bankë.
  4. Aftësi shumë të mira kompjuterike, njohuri në programe me vizualizim proçesesh.
  5. Background shumë të fortë analitik, në vlerësim, modelim dhe analizë të indikatorëve të performancës së proceseve.
  6. Të “jetë një problem solver”, të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese dhe të luajë një rol proaktiv në ndërmarrjen e iniciativave.
  7. Trajnime/Çertifikime në BPM përbëjnë një avantazh.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 25 Tetor 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top