Drejtor Shitje dhe Zhvillimi per Grupin
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të marketingut dhe komunikimit po rekruton Drejtor Shitje dhe Zhvillimi per Grupin
Përgjegjësitë Kryesore
Kualifikimet dhe Aftësitë
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Përgjegjësitë Kryesore
- Planifikimi i aktiviteteve të përditshme dhe delegimi i detyrave bazuar në kapacitetet individuale dhe prioritetet strategjike.
- Monitorimi i performancës individuale dhe të skuadrës përmes analizave të rregullta dhe përdorimit të KPI-ve specifike duke siguruar që të gjitha objektivat të realizohen.
- Organizimi i takimeve javore për të diskutuar progresin, sfidat dhe për të siguruar që të gjitha detyrat janë në rrugën e duhur.
- Krijimi i mekanizmave motivues për të mbështetur ekipin në arritjen e objektivave dhe rritjen e produktivitetit.
- Krijimi dhe Monitorimi i Eficencës së Route: Planifikimi dhe mbikëqyrja e rrugëve optimale për ekipin, duke siguruar shfrytëzim të plotë të burimeve dhe kohës.
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut digjital për rritjen e brand awareness-it.
- Mbikëqyrja e përmbajtjes në rrjete sociale, fushatave promovuese dhe pjesëmarrjeve në evente/panaire.
- Koordinimi i procesit të rekrutimit për të gjitha pozicionet operative dhe administrative të grupit.
- Përdorimi i kanaleve digjitale dhe rrjeteve profesionale për tërheqjen e kandidatëve cilësorë
- Shqyrtimi i raporteve javore dhe mujore të dorëzuara nga ekipi Hunters.
- Mbikëqyrja dhe mbështetja për procesin e shitjes aktive të shërbimeve kryesore të kompanise (printime digjitale, rrobat e punës dhe produktet promocionale), (reklama digjitale dhe fizike)
- Përpilimi i raporteve strategjike për bordin drejtues mbi progresin dhe mundësitë e identifikuara.
- Zhvillimi i trajnimeve për rritjen e aftësive analitike dhe komunikative të anëtarëve.
- Sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme për zgjidhjen e sfidave të hasura në terren.
- Hartimi i planeve strategjike për rritjen e ndikimit të njësisë në treg, duke përfshirë objektiva të matshme, afate kohore të qarta dhe përdorim optimal të burimeve.
- Koordinimi i komunikimit midis skuadrës (Hunters, Marketingut dhe Rekrutuesit) dhe departamenteve të tjera.
- Mbledhja dhe analiza e informacionit mbi aktivitetet e konkurrentëve dhe ndryshimet në treg.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme (Master preferohet).
- Minimumi 3-5 vite përvojë në menaxhim të ekipit dhe hulumtim tregu.
- Aftësi të forta strategjike dhe analitike.
- Eksperiencë në përdorimin e mjeteve CRM dhe raportimit analitik.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe ndërtim të marrëdhënieve.
- Fleksibilitet dhe disponueshmëri për të udhëtuar dhe për të punuar në terren.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apply