• Drejtor Marketingu dhe Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
Misioni ynë është të promovojmë një koncept revolucionar restoranti, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve në një dimension ku koha, ushqimi dhe pijet do të shijohen më shumë.
Sot ne numërojmë 200 punonjës që ndajnë të njëjtën ëndërr teksa zgjerojmë markat tona në më shumë vende dhe qytete.
REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Roli dhe përgjegjësit;

  • Drejton zhvillimin e strategjive te margetingut duke punuar ngushte me menaxheret dhe grupin e marketingut per te krijuar plane efektive te fokusuara ne rritjen e audiences per produktet dhe sherbimet tona.
  • Drejton ekzekutimin e fushatave te marketingut, duke perfshire teste, gjurmime, raportimin e rezultateve, analiza dhe rekomandime.
  • Menaxhon konceptin, zhvilimin dhe zbatimin e planeve dhe strategjive te marketingut per te promovuar sa me mire produktet dhe sherbimet tona, duke nxitur interes dhe shitje.
  • Prodhon ide per ngjarje apo aktivitete promovuese dhe i organizon ato ne menyre efikase.
  • Promovon imazhin e kompanise duke krijuar kontakte me pale te jashtme si media dhe klientet potenciale duke ndertuar partneritete strategjike.
  • Pergatit dhe menaxhon buxhetet mujore, tremujore dhe vjetore per departamentin e marketingut.
  • Merr pjese ne planifikimin mujor dhe vjetor te objektivave te kompanise..
  • Hulumton ne lidhje me strategjite me te fundit te marketingut per te pasur mundesi te zgjerimit te tregut.
  • Siguroher qe kompania po komunikon mesazhet e duhura per te terhequr klientet potenciale dhe per te mbajtur ekzistuesit.
  • Kryen sondazhe marketingu mbi konceptet aktuale dhe te reja te produktit duke qene vigjilient ne reagimin e konsumatoreve per zhvillimin e produkteve ne te ardhmen.
  • Bashkepunon ngushte me ekipin e shitjeve si dhe departamentet e tjera brenda kompanise, në menyre qe te permbushin sebashku objektivat e kerkuar.
Kërkesat e profilit

  • 5 vite eksperience pune në marketing;
  • Diplomë në Marketing ose fusha të ngjashme;
  • E preferueshme është të ketë kualifikime dhe trajnime në fushën e Marketingut;
  • Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e rrjeteve sociale për fushata marketing;
  • Aftësi të shkëlqyera analizuese dhe raportuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, ndërtimi i marrëdhënieve të sukseshme me klientët;
  • Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • I dedikuar, pozitiv dhe punëtor;
  • Të jetë fleksibël dhe bashkëpunues.
Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:
hr@rhg.al
acili@rhg.al
atanushi@rhg.al




ose mund të na kontaktoni në nr e cel: 069 70 79 300




Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
Email: hr@rhg.al
https://rhg.al/
https://www.instagram.com/revohg/
https://www.facebook.com/revoHG/
 


Apply WhatsApp
Back
Top