• Drejtor i Kontabilitetit, Departamenti i Financës

Siguron interpretim të saktë të informacionit financiar. Përgjegjës për mirëmbajtjen e kontrolleve të brendshme të efektshme duke siguruar pajtueshmërinë e SNRF, BSH dhe taksave në të gjitha nismat e kontabilitetit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


  • Përgatit dhe dorëzon raportet mujore/tremujore/vjetore të kontabilitetit, analizat dhe pasqyrat financiare;
  • Zbaton pajtueshmërinë me politikat e brendshme të biznesit, politikën e financës dhe manualin e kontabilitetit;
  • Zhvillon raporte për të gjitha çështjet e lidhura me kontabilitetin duke përfshirë dhe çështjet e taksave. Këto raporte shoqërojnë këshilla pro-aktive dhe rekomandime mbi qasjet financiare të biznesit nga perspektiva e kontabilitetit dhe taksave;
  • Siguron mbajtjen saktë të informacionit në librin e përgjithshëm të llogarive, në librat ndihmës dhe të skeduleve financiare;
  • Përgatit raporte përmbledhëse financiare të cilat përbëhen nga Përmbledhja e Pasqyrave të Ardhurave, duke përfshirë rishikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe Bilancin e gjendjes në monedhën vendase dhe sipas monedhës; Monitoron Llogaritë e Arkëtueshme dhe të Pagueshme;
  • Siguron se ka një angazhim proaktiv në të gjithë njësinë e kontabilitetit në zbatimin e gjetjeve të auditimit me qëllim përmirësimin e performancës së përgjithshme financiare të kompanisë;
  • Sjell ide dhe angazhohet tërësisht në grupe pune dhe komisione pa kufizime, duke u fokusuar në atë se si gjërat punojnë më mirë dhe më shpejt;
  • Angazhohet maksimalisht në Menaxhimin e Projekteve brenda kompanisë dhe kryen detyrat e caktuara/rrjedhin nga menaxhimi i këtyre projekteve;
  • Ofron mentorim, trajnime dhe këshillime dhe vepron si trajner i punonjësve;
  • Përgjegjës për aspektet e përditshme të funksioneve të kontabilitetit dhe raportimit;




Kërkesat për pozicionin:


Eksperiencë pune minimumi 5 vite në një institucion bankar/financiar në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve të Financave dhe Kontabilitetit;

  • Përvojë në planifikim, buxhetim dhe kontroll;
  • Njohuri të avancuara të rregulloreve të lidhura me ligjin dhe rregullativat shqiptare për Kompanitë dhe Institucionet Financiare jobankare, parimet e kontabilitetit dhe ligjet tatimore;
  • Njohja e Ligjit per Shërbimet Financiare, ligjet e biznesit, legjislacioni dhe rregullatoret lokale;
  • Njohuri për politikat dhe procedurat operacionale dhe produktet dhe shërbimet e kreditimit;
  • Aftësi shumë të mira në raportimin rregullator & ligjor;
  • Aftësi analitike e të menduarit; Shumë i përgjegjshëm, me një vëmendje të theksuar në detaje;
  • Aftësi e fortë për të udhëhequr dhe zhvilluar njerëz;
  • Aftësi të shkëlqyera raportuese;
  • Diplomë universitare/master në fushën e financave /kontabilitetit ose fushave të tjera të lidhura financiare;

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 13 shkurt 2024 në adresën e email-it humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top