• DREJTOR/E FINANCE

VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.

Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.

Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperiencë:


  • DREJTOR/E FINANCE

PËRGJEGJËSITË:
  • Drejton zbatimin e planeve strategjike dhe/ose operacionale të biznesit, projekteve, programeve dhe sistemeve. Është një partner i rëndesishem biznesi për ekipin manaxherial të kompanisë,
  • Propozon dhe koordinon ndryshime dhe përmiresime në sistemin e drejtimit financiar për kompaninë,
  • Ndërvepron me manaxheret e tjerë për të siguruar suport konsultativ për të planifikuar iniciativa përmes analizave financiare dhe të informacionit manaxherial, raporteve dhe rekomandimeve,
  • Ndërvepron me CFO te Grupit, me qellim permbushjen e raportimit dhe konsolidimit financiar te grupit,
  • Raporton per situaten e financimeve sipas llojit, afateve dhe kostove aktuale dhe te pritshme,
  • Merr pjese ne Buxhetim te Kompanise duke analizuar buxhetet e secilit departament dhe duke gjeneruar nje buxhet total per kompanine,
  • Menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e kompanise dhe raportimin financiar,
  • Pergatitje e raportimit financiar tek Bordi Drejtues duke u fokusuar në performancën financiare të kompanisë dhe të projekteve të saj,
  • Përgatitja e pasqyrave financiare në fund të muajit, analiza kostosh, analiza shitjes, cash flow etj; sipas kalendarit te raportimeve te vendosur me CEO dhe CFO grupi duke respektuar afatet ligjore dhe afatet e raportimit menaxherial,
  • Raporton te autoritetet tatimore dhe mban marredheniet me ta (TVSH, Sigurime, Libra Blerje-Shitje, te tjera tatimore dhe Raporte Statutore Vjetore),
  • Mbikqyre buxhetet e ҫdo shërbimi ose produkti dhe siguron që kostot aktuale janë përllogaritur me korrektesi. Menaxhon dhe kontrollon fitimin e projektit.
  • Analizon marzhin operacional, kontrollin e kostos dhe shpenzimeve për të udhëzuar drejtuesit e biznesit.


KËRKESA:
  • Diplome universitare – ne Finance/Kontabilitet,
  • Eksperience ne menaxhim financiar te kompanive. Minimumi 4 vjet eksperience ne menaxhim procesesh/stafi / pergjegjesi funksionale lidershipi,
  • Njohuri shume te mira te ligjit fiskal dhe procedurave te kompanise,
  • Aftesi analitike, rezistues ndaj stresit,
  • Aftesite te drejtoje nje ekip,
  • Aftesi te organizoje punen dhe te menaxhoje kohen,
  • Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve,
  • Të zoterojë etikë pune dhe integritet.


SI TË APLIKONI?


Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al
📞 069 40 200 38


Faleminderit,


Departamenti i BNJ

📞 069 40 200 38


📧 info@vibtis.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top