• Drejtor Dege, Dega Vlorë

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Titulli i Punës: Drejtor Dege

Dega: Dega Vlore

Departmenti: Shitjeve me Pakicë për Individë



PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Drejtori Degës është përgjegjës për administrimin, operacionet e efektshme ditore dhe ofrimin e shërbimeve të plota në degë, duke përfshirë operacionet, kreditimin, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit, dhe sigurinë dhe sigurinë sipas objektivave dhe rregullave të Bankës në fuqi.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE
  • Eshte pergjegjesi kryesor per koordinimin e punes ne dege, me qellim realizimin e objektivave te bankes, te vendosura per degen.
  • Eshte pergjegjes per zhvillimin e stafit dhe orientimin e tyre te lidhura me objektivat dhe fokusin e bankes.
  • Siguron ndertimi e nje strategjie per arritjen e planit te biznesit te bankes ne termat e rritjes dhe cilesise, ne perputhshmeri te plote me politikat dhe strategjite e bankes.
  • Drejton komitetin e kredise ne Dege, sipas nivelit te aprovimit dhe ne perputhje me politikat e institucionit.
  • Udheheq dhe suporton stafin e Deges per te siguruar se puna e tyre eshte ne perputhje me standartin e bankes ne sherbim, shitje dhe perputhshmerine operacionale.
  • Organizon mbledhje periodike me stafin per te garantuar planifikimin ne nivelin e duhur me sherbimet bankare, produktet dhe procedurat e bankes dhe performancen.
  • Merr pjese ne meyre aktive ne mbledhje te e bankes dhe kontribuon me ide per permiresimin e proceseve, procedurave dhe efektivitietin e deges.
  • Mbikqyr dhe vlereson stafin me qellim dhenie feedback, identifikon nevojat per trajnim dhe propozon plane konkrete per zhvillimin e kapaciteteve profesionale te stafit.
  • Respekton Politiken e vleresimit te performance dhe eshte pergjegjes per vleresimin e punonjesve ne varesine direkte.
  • Mbeshtet veprimet operacionale te deges duke kryer kontrollin dhe autorizimin e veprimeve ne systemin informatic qe ka banka, ne perputhje me nivelin e autorizimit.
  • Siguron kryerjen e kontrolleve spontane te arkave individuale dhe /ose arkes kryesore sipas percaktimeve te manualit te arkes. Sherben si person kontakti per eskalimin te probleme operacionale qe mund te lindin ne Dege dhe qe nuk zgjidhen nga drejtuesi I operacioneve, si dhe ndjek personalisht zgjidhjen e tyre ne zbatim te rregullave dhe procedurave te miratura te bankes.
  • Pergatit dhe dergon raporte specifike ne Departamente e Drejtorise ne perputhje me kerkesat dhe procedurat ne fuqi.
  • Vepron si promovues dhe tejcues i vlerave dhe imazhit te institucionit.
  • Eshte person pergjegjes ne rang Dege ne lidhje me zbatimin e standarteve te bankes per PPP&FT. Te siguroje qe komunikimi me stafin ne lidhje me cdo ceshtje te PPP&FT te jete I plote, I qarte formal (me email) duke respektuar standartin e komunikimit me email me njesine e AML.
  • Eshte pergjegjes per zbatimin e procesit te monitorimit te anomalive te evidentuara ne transaksionet bankare ne Dege dhe raportin e tyre ne njesine e AMLl ne Zyrat Qendrore. Eshte pergjegjes per monotorimin e kontrollin e Deges ne lidhje me respetimin e standarteve te kerkuara, vecanerisht me klientet me risk te larte(perfshire kategorizimin e tyre) dhe /ose vigjelence te zgjeruar te percaktuar nga ssutemet automatike te bankes, manuali I PPP&FT dhe dispozitat ligjore ne fuqi apo kerkesat e njesise per ceshtjet e PPP&FT.
  • Duhet te tregoje kujdes per zbatimin e standardeve me te larta per te mbrojtur banken dhe reputacionin e saj nga keqe perdorimi per pastrim parash dhe/ose financim mashtrimi apo aktivitete te tjera te paligjshme
  • Eshte pergjegjes per ndjekjen dhe zbatimin e procedurave te sigurise na stafi I deges perkatese.

KËRKESAT PËR POZICIONIN
  • Diplome Universitare ne Fakultetin e Administrim Biznes, Ekonomik, ose te tjera te lidhura me fushen.
  • Minimumi 5 vjet pune ne sektorin bankar, preferohet eksperience drejtuese e meparshme.
  • Aftesi te shkelqyera organizative menaxhuese dhe kordinuese.
  • Njohuri shume te mira ne operacioneve bankare
  • Aftesi te forta komunikuese verbale te shkruara analitike dhe nderpersonale.
  • Aftesi drejtuese dhe motivuese per stafin.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze dhe te paketes Microsoft office.


Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit hr@uba.com.al . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 02 Maj, 2024.
 


Apply
Back
Top