• Draft Experience & Technical Executive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
BIRRA EPOS shpk është një birrë shqiptare, me nje ekip ndërkombëtar në prodhim. Ne frymëzohemi nga tregimet epike dhe shpirti i përjetshëm i kombit tonë dhe krijojmë birra që mbartin thelbin e Shqiptarisë – të guximshme, origjinale dhe të paharrueshme.
Misioni ynë është të rikthejmë krenarinë për birrën cilësore shqiptare, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, si dhe për çdo vizitor që vjen në tokën tonë dhe dashurohet me shijet tona autentike, tregimet, legjendat dhe mikpritjen që na dallon.

PREJ KOMBIT, PËR KÓMB – kjo na motivon!
BIRRA EPOS – Birrë Legjendash!

Jemi në kërkim të njerëzve me pasion dhe energji për t’u bashkuar me ne në ndërtimin e një kapitulli të ri në historinë e birrës shqiptare.
A jeni gati të bëheni pjesë e legjendës?

Përshkrimi i punës:
Draft Experience & Technical Executive
në BIRRA EPOS ka rolin kyç në garantimin e një eksperience të shkëlqyer të konsumimit të birrës me kriko në të gjitha lokacionet partnere. Ky rol përfshin instalimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve të shpërndarjes së birrës me kriko, si dhe trajnimin e stafit të pikave të shitjes për të siguruar standardet më të larta të shërbimit.

Detyrat kryesore:
  • Instalimi, mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemeve të shpërndarjes së birrës draft në bare, restorante dhe lokacione të tjera partnere.
  • Kryerja e kontrolleve të rregullta dhe zgjidhja efikase e problemeve teknike në pajisjet e sistemit draft.
  • Sigurimi i higjienës dhe performancës së duhur të pajisjeve draft.
  • Bashkëpunim me të gjitha ekipet për të siguruar mbështetjen teknike dhe operacionale gjatë aktivizimeve dhe ekzekutimeve në terren.
  • Trajnim i stafit të pikave të shitjes për përdorimin e duhur të sistemit draft.
  • Menaxhimi i logjistikës dhe inventarit të materialeve teknike.
  • Mbledhja e feedback-ut nga terreni për përmirësimin e shërbimit dhe eksperiencës së klientit.
Çfarë kërkojmë nga ju!
  • Dëshirën tuaj për të ndërtuar nga themelet një legjendë të re në tregun shqiptar të birrave.
  • Formim teknik ose përvojë e mëparshme në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të shpërndarjes së birrës draft
  • Njohuritë mbi standardet e shërbimit në kanalin HoReCa konsiderohen një avantazh.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri bazë mbi sistemet e ftohjes dhe pajisjet e shpërndarjes së birrës përbën avantazh.
  • Gatishmëri për të udhëtuar në zona të ndryshme dhe punuar në orare fleksibël, përfshirë fundjavat.
  • Njohuri mbi gjuhën Angleze përbën avantazh.
  • Dashuria për birrën përbën super avantazh ;)!
  • Leje drejtimi (kategoria B) është e domosdoshme.
Çfarë ofrojmë ne!
  • Një rol ku do të kesh mundësinë të jesh kontribues në ndërtimin e një brandi shqiptar që po sjell një frymë të re në tregun e birrës.
  • Një ambient pune dinamik, me ambicie të larta, me guximin për të sfiduar të zakonshmen dhe energji pozitive.
  • Ndërsa BIRRA EPOS rritet, rriteni edhe ju bashkë me ne – në përvojë, përgjegjësi dhe shpërblim.
  • Kultura e ekipit është e ndërtuar mbi pasionin, respektin dhe kreativitetin.
  • Trajnime të paguara sipas nevojave të pozicionit dhe ambicjes për tu rritur.
  • Checkup vjetor privat.
  • Pagesë mujore për dietat ditore ushqimore.
  • Përmes iniciativës “Femijët e kómbit”, ofrojmë pagesë fikse mujore për çdo fëmijë me pasaportë Shqipare deri 18 vjeç që ju keni në kujdestari.
  • Bonusi mirëseardhjes.
  • Sistem bonusi mujor me qasje prej sipërmarrësi.

Aplikoni si më poshtë!

e-mail në: hr@birraepos.com
Afati i aplikimit: 28 Korrik 2025

*BIRRA EPOS është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithpërfshirës për secilin nga anëtarët e ekipit.
 


Apply
Back
Top