• Divjake, ofrohet vend pune Punonjes Social

Divjake
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Shpallje për pozicion vakant pune

Data e hapjes:
14 Shkurt 2023
Data e mbylljes: 23 Shkurt 2023
Titulli i pozicionit: Punonjës Social
Vendi: Divjakë
Orë pune: 40 orë/javë
Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit

Kontekst
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe në atë të ofrimit të shërbimeve në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore, fuqizimit ekonomik si dhe vetmobilizimit të individëve, familjeve dhe grupeve në nevojë. Paralelisht, NPF mbështet qeverisjen vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efektive që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve të dedikuara, të mbështetura nga donatorë të ndryshëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.
Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj misionit të organizatës.
Në këtë faze të veprimtarisë së saj e në mbështetje të ofrimit të ekspertizes për ofrimin e shërbimeve sociale, NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e punonjësit social për qytetin e Divjakës.

Funksionet bazë të pozicionit:

Pozicioni i punonjësit social është mjaft i rëndësishëm sepse u ofron shërbime të integruara sociale të drejtpërdrejta në familje - fëmijëve, të rriturve – të rinj e të reja, prindër dhe anëtarë të tjerë të familjes si dhe komunietit në përgjithësi. Kjo nënkupton që punonjësi social do të krijojë dhe ushtrojë marrëdhënie të përditëshme me përfituesit dhe do të kontaktojë me ta në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kandidati do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me anëtarë të tjerë të stafit lokal si lehtësuesin/t lokal të projektit, punonjës socialë dhe stafin në zyrën qëndrore. Ai/Ajo kryesisht do të: evidentojë të gjitha problemet e komiteteve n
ë nevojë perfshirë Romë dhe Egjiptianë përmes vizitave shtëpi më shtëpi dhe/ose takimeve në ambjente të tjera, do të adresojë këto probleme dhe do të ofrojë shërbime adekuate dhe do të bashkëpunojë ngushtësisht me përfituesit, fëmijë, të rinj e të reja, prindër dhe anëtarë të tjerë të komunitetit, do të bëjë menaxhimin e rastit, koordinojë punën me institucionet lokale të shërbimeve përfshirë shkollën dhe bashkinë, do të administrojë dosjet e përfituesve,do të lehtësojë mbështetje për implementimin e skemave të gjenerimit të të ardhurave, bizneseve të vogla formale, do të përgatisë raporte dhe do të kryejë detyra të tjera administrative.

Kualifikime të nevojshme: Punonjësi social duhet të demonstrojë njohuri profesionale dhe aftësi praktike në fushën e punës/shërbimeve dhe gjithëpërfshirjes sociale. Ai/ajo duhet të ketë:
Arsim: Diplomë fakulteti në Punë Sociale. Njohuri të paketës bazë kompjuterike. Trajnime dhe kualifikime shtesë në fushën e shërbimeve sociale është avantazh.


Eksperiencë: Kandidati i suksesshëm duhet të ketë minimalisht 2 vite punë në pozicione të ngjashme në organizata, institucione ose projekte si punonjës social. Ai/Ajo duhet të ketë eksperiencë pune dhe njohje të thellë të nevojave për zhvillim të komuniteteve të marxhinalizuara, Rome dhe Egjiptiane si arsimimi, formimi profesional, punësimi, regjistrimi civil, shëndeti etj. si dhe njohuri rreth kulturës dhe dinamikave të zhvillimit të tyre komunitar. Preferohet njohja e institucioneve lokale të shërbimeve si shkollat, qëndrat e formimit profesional, zyrat e punësimit, bashkia etj.

Gjuhët:
Shqip; gjuhë Angleze , e preferuar.

Njohuri të tjera dhe aftësi ndërpersonale:

Njohuri të mira dhe praktike pune në shërbime sociale;
Aftësi në menaxhimin e rastit;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Aftësi të dukshme për të punuar në grup;
Aftësi për të menaxhuar/funksionuar në ambjente inter kulturore;
Aftësi analitike dhe raportuese.

Aplikimi:

Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësite e tyre janë të përshtatshme për pozicionin;
3. Dy letra rekomandimi;
Dërgoni aplikimin online në: NPFTirana@icc-al.org ose ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla Nr.1, Kati 3, Ap. 8, Tiranë, jo më vonë se 5 Shkurt 2023. Aplikimet e dërguara mbas kësaj date nuk do të konsiderohen.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top