• Dhermi, shitet Vile 2 Katshe 270 m² ("GREEN COAST" RESORT, PALASE)

Zona/Rruga : Palase

Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.

Vila është luksoze dhe unike, me një super pamje shumë të bukur të detit Jon. E pozicionuar në privatësi, vila ofron investime shumë cilesore duke filluar nga rifiniturat e brendshme (si instalimet hidraulike dhe elektrike, pllakat, hidrosanitaret, ndricimi) etj. Lartesia e katit 2.9, tavanet janë të ulura me gips me Led dhe spot, veshjet e kuzhines dhe lavamanet jane të bëra të gjitha me mermer nga më cilësori, parket shumë i mirë laminat, pllakat Lasta 1.2 me 2.8 marre tek Brunes, boje dekorative në disa vende e patinuar, sistem kamerash, pika kontrolli, sistem ngrohje-ftohje me Chiller, pishine me permasat me gjatesi 9 M, gjeresi 4.5 dhe thellesi 1.5 M, depozite uji nentoke 6 m3 etj. Bacja eshte e investuar me sistem vaditje dhe gjelberim dhe kangjella rrethuese.

Per me shume informacion rreth prones klikoni likun: https://www.inf-93.com/prona-ne-bregdet/ne-shitje/green-coast-resort-palase


Cel. +355696054036‬
 


Contact WhatsApp
Back
Top