• Dhermi - Palase, ofroj vend pune Mbikëqyrës punimesh- Arkitekt

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023

Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh- Arkitekt
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me kontraten e bashkeinvestimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Mbikëqyrësi, përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, referuar kontrates se bashkë investimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ndjek procesin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit te zhvilluesi;​
  • Njeh në detaje kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha aktet administrative që lidhen me të, si dhe çdo ndryshim të mundshëm që kjo kontratë mund të pësojë me kalimin e kohës;​
  • Sigurohet që punimet të realizohen në përputhje me projektin e miratuar në Lejen e Ndërtimit dhe me afatet e përcaktuara në kontratë;​
  • Verifikon që materialet e përdorura në objekt të jenë në përputhje me projektin e miratuar;​
  • Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të përdorura në objekt, në rast se këto nuk janë realizuar në masën e nevojshme, sipas vëllimeve të kryera dhe materialit të furnizuar, me qëllim verifikimin e cilësisë;​
  • Nëse konstaton të meta në zbatim, njofton menjëherë Menaxherin e Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe përgatit një raport mbi devijimet nga projekti i miratuar;​
  • Kontrollon zbatimin e grafikut të detajuar të punimeve ndërtimore dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike mbi realizimin e tij;​
  • Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse ai është i realizueshëm dhe nëse vlen të ndërmerret;​
  • Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që i tejkalojnë njohuritë e Menaxherit të Projektit.​
  • Raporton në mënyrë periodike te Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike.​
Edukimi: Diplomë Master -Dega Arkitekturë
Kualifikime të tjera:​
  • Eksperiencë 15 vjeçare ne zbatim punimesh;​
  • Eksperiencë në mbikëqyrje punimesh përbën avantazh;​
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
  • Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;​
  • Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse;​
  • Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;​
  • Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;​
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;​
  • Njohje te programeve kompjuterike, paketa Office, Auto Cad, Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi.​
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000003183131/Mbikëqyrës-punimesh---Arkitekt?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 28/05/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top