• Dhermi - Palase, ofroj vend pune Drejtor i Menaxhimit të Faciliteteve në GREEN COAST

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Titulli i Pozicionit: Drejtor i Menaxhimit të Faciliteteve në GREEN COAST, PALASË
Departamenti: Menaxhim Operacional
Raporton te: Commercial RE Asset Manager
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Qëllimi i Pozicionit:

Drejtori i Menaxhimit të Faciliteteve
në Green Coast është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të faciliteteve të resortit, duke siguruar funksionimin efikas dhe standardet më të larta të cilësisë. Ky rol përfshin mbikëqyrjen e stafit të mirëmbajtjes dhe pastrimit, garantimin e mirëmbajtjes teknike të sistemeve elektrike, mekanike dhe civile, si dhe raportimin mbi gjendjen e tyre. Gjithashtu, drejton pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave të përbashkëta dhe të jashtme, për të krijuar një ambient të pastër, estetik dhe funksional, në përputhje me kërkesat e përvojës luksoze që ofron resorti.
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Detyrat Kryesore:
Menaxhimi i Përgjithshëm, Organizimi dhe Raportimi

  • Drejton dhe menaxhon ekipin për mirëmbajtjen teknike, gjelbërimin, pastrimin dhe evadimin e mbetjeve, duke siguruar standarde të larta operacionale.
  • Organizon grafikun mujor të stafit dhe pushimet vjetore pa ndërprerë mbarëvajtjen e proceseve.
  • Orienton dhe monitoron stafin në përmbushjen e objektivave, duke optimizuar kostot dhe ndjekur procedurat e prokurimit.
  • Përgatit dhe koordinon procedurat e zbatimit të masave të sigurisë në punë dhe ndjek kualifikimet dhe trajnimin e stafit për rritjen e efikasitetit.
  • Raporton periodikisht tek Eprori mbi progresin, gjendjen e aseteve dhe realizimin e objektivave.
  • Mbledh dhe mirëmban dokumentacionin për punimet teknike, blerjet dhe faturat në arkivën e departamentit.
  • Siguron që të gjitha regjistrat dhe dokumentacionet të jenë të organizuara dhe të azhurnuara në sistemet përkatëse.
  • Ofron sugjerime për përmirësime në menaxhimin e faciliteteve dhe përvojën e klientëve.
  • Zbaton detyra të tjera sipas nevojës dhe udhëzimeve të Eprorit

Gjelbërimi
  • Drejton dhe monitoron ekipin për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, duke siguruar prezantimin estetik të tyre.
  • Harton dhe implementon plane të detajuara për krasitjen, vaditjen dhe mirëmbajtjen e bimësisë.
  • Siguron që praktikat e mirëmbajtjes së gjelbërimit të jenë në përputhje me standardet mjedisore.
  • Monitoron përdorimin e materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtjen e gjelbërimit, duke kontrolluar kostot dhe performancën.
  • Organizon trajnime të rregullta për ekipin e gjelbërimit mbi teknikat dhe protokollet më të mira.

Pastrimi i Hapësirave të Jashtme
  • Drejton dhe monitoron ekipin e pastrimit të hapësirave të jashtme për të garantuar standardet e resortit.
  • Përgatit dhe zbaton skedule ditore dhe javore për pastrimin e hapësirave të jashtme.
  • Inspekton rregullisht hapësirat për të siguruar përputhshmërinë me standardet e pastrimit dhe adreson menjëherë problematikat e lindura.
  • Monitoron blerjen dhe përdorimin e produkteve për pastrim, duke siguruar efikasitet dhe kontroll të kostove.
  • Adreson kërkesat ose ankesat e banorëve/vizitorëve lidhur me pastërtinë e hapësirave të jashtme.

Evadimi i Mbetjeve
  • Zhvillon dhe implementon strategji për menaxhimin e mbetjeve, duke siguruar përputhshmëri mjedisore dhe efikasitet operativ.
  • Monitoron shërbimet e jashtme për largimin e mbetjeve në Resort, Lungomare dhe La Vista.
  • Inspekton proceset e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve për të siguruar që respektohen rregullat lokale të shëndetit dhe sigurisë.
  • Koordinon me kontraktorët e jashtëm për të garantuar një proces efikas të menaxhimit të mbetjeve.

Mirëmbajtja Teknike dhe Sistemet
  • Harton dhe zbaton planin e mirëmbajtjes profilaktike (PPM) dhe inspektimeve ditore.
  • Monitoron të gjitha proceset elektrike, mekanike dhe civile, duke siguruar funksionimin optimal të pajisjeve dhe sistemeve teknike të instaluara.
  • Monitoron dhe analizon konsumet e energjisë dhe ujit, duke mbajtur regjistrat për faturat e OSHEE dhe UKT.
  • Analizon sistemet për identifikimin e fushave të investimeve dhe përmirësimeve që rrisin efikasitetin operativ.
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Kualifikimet:

  • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e inxhinierisë elektrike, elektronike ose mekanike.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë pune në këtë fushë, me të paktën 3 vite në një pozicion mbikëqyrës ose menaxherial.
  • Eksperiencë në sistemet elektrike, sisteme të automatizuara, sisteme elektronike, sisteme zjarri, sisteme CCTV, sisteme akses kontroll.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (profil teknik) është avantazh.

Kompetencat Kryesore:
  • Aftësi të shkëlqyera lidershipi për të drejtuar dhe motivuar ekipet, duke ndërtuar një mjedis pune efektiv dhe bashkëpunues.
  • Eksperiencë dhe aftësi në koordinimin dhe menaxhimin e punimeve elektrike, elektronike dhe sistemeve teknike si BMS.
  • Njohuri të avancuara dhe aftësi praktike për skicime, instalime dhe testime të sistemeve elektrike dhe mekanike.
  • Orientim drejt zgjidhjes së problemeve, duke vepruar me saktësi dhe efikasitet në kohë të kufizuar.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese, si në të shkruar, ashtu edhe në komunikim verbal.
  • Vetë-motivim dhe proaktivitet për të marrë iniciativa dhe për të përmirësuar proceset operative.
  • Njohuri solide të programeve kompjuterike si MS Office dhe CAD (njohja e CAD përbën avantazh).
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi për të koordinuar projekte komplekse dhe për të menaxhuar burimet në mënyrë optimale.
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Shënime:

Kushtet e Punës
:
BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 04/01/2026 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt titullin:
Drejtor i Menaxhimit të Faciliteteve

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top