• Dhermi - Palase, ofrohet vend pune Shef/e Finance

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: Shef/e Finance

Detyrat dhe pergjegjesite


Planifikon, drejton, koordinon aktivitetin financiar në shoqëri.
Përgatit raporte financiare ose raporte rregulluese të kërkuara nga ligji.
Mban përgjegjësi për menaxhimin e politikave të keshit
Ben rakordimin e kartelave te furnitoreve
Prezanton bilancin tek investitorët
Menaxhon politikat e kompanisë në lidhje me kapitalin, detyrimet, taksat në mënyrën më të mirë të mundshme
Krijon një nivel të lartë besueshmërie dhe menaxhon marrëdhënie të mira pune me palët e treta
Realizon regjistrimet periodike të të gjitha faturave të çdo muaji
Realizon regjistrimin e Fletë - Hyrje dhe Fletë - Dalje në Magazinë
Regjistron dokumentat e Bankës dhe Arkës si dhe të bëj ndjekjen e tyre
Mban kartelat e debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile
Mban gjendjen e inventarit të magazinës dhe kartelave të artikujve dhe bën rakordimin me kontabilitetin
Ndjek shpenzimet e aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve
Ndjek llogaritjen dhe pagesat e Detyrimeve të ( Tvsh, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, Tap) si dhe rakordimi me Organet Tatimore
Përpilon Listëpagesën, dhe bën dorëzimin e saj në Organet Tatimore
Përgatit Bilancin mujor
Hedhje Bankash, hedhje furnitoresh
Raporte te ndryshme ne bazë të kërkesës së drejtuesve
Harton dhe merr pjesë në përgatitjen e raporteve dhe pasqyrave të ndryshme financiare
Planifikon dhe kontrollon punen të punonjësve që ka në varësi

Kualifikimet dhe kerkesat

- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomi, Financë
- Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në profesion preferohet eksperience ne hoteleri
- Të ketë aftesi të mira në kontabilitet
- Të perdorë shumë mirë programet kontabilitet Financa 5
- Të ketë aftesi shumë të mira menaxhimi

Pagesat konkuruese
Akomodim dhe Ushqim përfshirë
Personat e interesuar mund të dergojne cv-te e tyre dhe të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
Email: juriste@testela.al Whatsapp: 0672033327
 


Apply WhatsApp
Back
Top