Dhermi - Palase, ofrohet vend pune Arkitekt Mbikëqyrës i Projekteve të Ndërtimit
- Dhermi - Palase
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të madhe ne fushen e zhvillimit te projekteve te ndertimit me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Arkitekt Mbikëqyrës i Projekteve të Ndërtimit
Përmbledhje e Pozicionit:
Mbikëqyrja e punimeve kryhet për çdo projekt dhe synon të sigurojë kontroll të plotë mbi të gjithë procesin e zbatimit, në përputhje me kontratën e bashkë-investimit, dokumentacionin e projektit, kushtet teknike të projektimit dhe zbatimit, si dhe qëllimin përfundimtar të objektit.Përveç mbikëqyrjes së ekzekutimit të punimeve, Mbikëqyrësi ndjek gjithashtu afatet e ndërtimit. Kryhen inspektime periodike, veçanërisht gjatë fazave kyçe të projektit, në referencë me kontratën e bashkë-investimit.
Detyrat Kryesore:
Kërkesat:
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Arkitekt Mbikëqyrës i Projekteve të Ndërtimit »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

- Ndjek procesin e dorëzimit të objektit të ndërtimit te zhvilluesi;
- Ka njohuri të detajuara mbi kontratën e ndërtimit dhe të gjitha aktet administrative të lidhura, si dhe çdo ndryshim të mundshëm që mund të ndodhë me kalimin e kohës;
- Siguron që punimet të kryhen në përputhje me projektin e miratuar nga Leja e Ndërtimit dhe brenda afateve të përcaktuara në kontratë;
- Verifikon që materialet e përdorura në kantier janë në përputhje me projektin e miratuar;
- Kërkon testimin e materialeve të ndërtimit nëse testet nuk janë kryer mjaftueshëm, bazuar në vëllimet e ekzekutuara dhe materialet e furnizuara, për të garantuar cilësinë;
- Në rast të konstatimit të parregullsive në zbatim, njofton menjëherë Drejtorin e Njësisë së Mbikëqyrjes dhe përgatit një raport që evidenton devijimet nga projekti i miratuar;
- Monitoron zbatimin e afateve të detajuara të ndërtimit dhe raporton progresin te Drejtori i Njësisë;
- Ndihmon në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse është i realizueshëm dhe me leverdi;
- Ofron konsulencë teknike mbi aspekte të veçanta të menaxhimit të projektit që tejkalojnë ekspertizën e Menaxherit të Projektit;
- Raporton periodikisht te Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes.
Kërkesat:
- Të paktën 10 vite eksperiencë në zbatimin e punimeve ndërtimore;
- Eksperienca në mbikëqyrje punimesh konsiderohet avantazh;
- Aftësi për të propozuar zgjidhje dhe marrë vendime;
- Mendim kritik mbi detajet e projektimit, si në aspektin funksional ashtu edhe estetik;
- Aftësi për të koordinuar punën ndërmjet projekteve përkatëse;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
- Aftësi të forta menaxheriale, koordinuese dhe organizative;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;
- Njohuri të thelluara të legjislacionit në fushën e ndërtimit;
- Njohuri të programeve kompjuterike si MS Office, AutoCAD dhe Microsoft Project

Apply WhatsApp