• Dhermi - Palase, kerkohet Mbikëqyrës Punimesh- Inxhinier Mekanik

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023

Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh- Inxhinier Mekanik
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Mekanik, si pjesë e Njësisë së Mbikëqyrjes, mbështet menaxherin dhe njësinë në detyrat e përditshme që kanë si objekt kontrollin e mbarëvajtjes së gjithë procesit të zbatimit të punimeve mekanike, në përputhje me kontratën e bashkë investimit, projektin, kushtet teknike të projektimit dhe të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ndjek ecurinë e punimeve mekanike (HVAC, MNZ etj.) në faza, që nga zbatimi deri te kolaudimi përfundimtar, përfshirë instalimet hidraulike të objektit dhe infrastrukturës, furnizimin me ujë, shkarkimet etj.;​
  • Gjatë zbatimit të objektit, sigurohet që punimet të realizohen në përputhje me projektet e miratuara (Projekt Leje Ndërtimi, Projekt Zbatimi) dhe afatet e përcaktuara në kontratë;​
  • Sigurohet që materialet e përdorura në vepër të jenë konform projektit të miratuar;​
  • Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të përdorura në objekt, në rast se ato nuk janë realizuar në masën e nevojshme, sipas vëllimeve të zbatimit dhe lëndës së parë të furnizuar, për të verifikuar cilësinë;​
  • Në rast se konstaton të meta në zbatim, njofton menjëherë Menaxherin e Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike, duke përgatitur edhe një raport mbi devijimet nga projekti i miratuar;​
  • Kontrollon zbatimin e grafikut të hollësishëm të punimeve ndërtimore dhe raporton tek Menaxheri për realizimin e tij;​
  • Raporton në mënyrë periodike (javore/mujore) tek Menaxheri, duke evidentuar problematikat dhe ecurinë përkatëse të fazave të zbatimit;​
  • Asiston menaxherin në marrëdhëniet e bashkëpunimit me stafin e departamenteve të tjera në funksion të projektit;​
  • Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse ai është i realizueshëm dhe nëse ja vlen të ndërmerret;​
  • Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurive të Menaxherit të Projektit;​
  • Merr pjesë dhe jep mbështetje në përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve hidroteknike;​
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Njësisë.​
Edukimi: Diplome Universiteti – Inxhinieri Mekanike

Kualifikime të tjera:​
  • Eksperiencë mbi 5 vite në fushë;​
  • Të paktën 7 vite përvojë në fushën e zbatimit të punimeve mekanike-hidraulike;​
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të mbështetur në marrjen e vendimeve;​
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;​
  • I vëmendshëm ndaj detajeve dhe me aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;​
  • Aftësi për të punuar në skuadër;​
  • Njohuri të mira të legjislacionit ndërtimor dhe të standardeve teknike në fuqi;​
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh;​
  • Përdorim i domosdoshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D) dhe i paketës MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.); njohja e programeve BIM (si Revit, etj.) përbën avantazh.​

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000003183142/Mbikëqyrës-punimesh---Inxhinier-Mekanik?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 28/05/2025

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top