• Dhermi, ofroj vend pune Inxhinier/e Ndërtimi

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Punësojmë: Inxhinier/e Ndërtimi
DBH CONSTRUCTION sh.p.k është një kompani e themeluar në Tiranë në vitin 2020, e cila ofron shërbime në fushën e inxhinierisë civile dhe industriale.
Në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit të saj DBH Construction kërkon të punesojë një person të kualifikuar dhe me eksperiencë në pozicionin Inxhinier Zbatimi në Dhërmi :
Detyrat:
1. Organizon punën në kantierë, derjton dhe kontrollon hap pas hapi zbatimin e projektit.
2. Propozon dhe zgjidh në bashkëpunim me projektuesin dhe supervizorin problemet që mund të lindin gjatë procesit të zbatimit.
3. Harton Vlerësimin e Riskut për kantierin, bën instruktimin teknik të punonjësve për çdo muaj si dhe sa herë vijnë punonjës të rinj.
4. Harton grafikun e punimeve si dhe bën përditësimin e tij vazhdimisht.
5. Ka për detyrë të plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat e Ligjit për mbrojtjen në punë dhe sigurimin teknik të punëtorëve.

Kriteret e punësimit:

• Të ketë mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi.
• Të këtë përvojë pune minimumi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi ne zbatim.
• Të ketë aftësi shumë të mira për organizimin e kantierit dhe drejtimin e punimeve.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë fleksibël me orarin.
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketes Microsoft Office, si dhe të programeve inxhinierike si Autocad, etj.
• Të këtë patentë të klasit B.


Përfitimet tuaja:
• Pagë 150,000 ALL
• Akomodimi dhe transporti sigurohen nga kompania.


Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar CV-në në
universal.employment0@gmail.com

Ose Kontaktoni në nr: 0698291339

Cel. : 0698291339
 


Apply WhatsApp
Back
Top