• Dhermi, ofrohet vend pune Recepsionist/e

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
Coast to Coast sh.p.k. ka nisur angazhimin në turizmin rural në vitin 2019. Objekt i aktivitetit është zhvillimi i aktiviteteve te ndryshme ne fushën e turizmit.
K
a investuar në agroturizëm duke restauruar banesat ekzistuese për t’i kthyer në ambiente akomoduese, bujtina, për turistë me arredim tradicional të zonës me elemente bashkëkohore.

Coast to Coast sh.p.k. ofron vend pune si Recepsionist/e ne nje nga resortet e saj, Drymades Inn.

►Aftësitë e kërkuara:

  1. Diplomë në Biznes,Finance, Marketing, Shkenca Sociale ose fusha te ngjashme;
  2. 2 vjet përvojë në profile të ngjashme;
  3. Aftësi shumë të mira komunikuese, analitike, operacionale, koordinimi menaxherial, lidershipi etj;
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze/italiane (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh);
  5. Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
Përgjegjësit dhe detyrat:
  1. I shërben klientëve sipas kërkesave të tyre dhe sigurohet që klientët të marrin shërbimin maksimal;
  2. Ndërton raporte të mira me të gjithë klientet për ti ndihmuar ata rreth kërkesave dhe ankesave;
  3. U siguron qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm klientëve;
  4. Ndërmerr detyra të përgjithshme, duke përfshirë email-at si dhe telefonatat që vijnë nga brenda dhe jashtë Hotelit;
  5. Siguron që të gjitha rezervimet dhe anulimet janë përpunuar në mënyrë efikase;
  6. Informon mysafirët për tarifat dhe shërbimet e hoteleve;
  7. Konfirmon informacionin përkatës të klientëve;
  8. Verifikon mënyrën e pagesës së klientëve;
  9. Raporton cdo lloj incidenti , aktiviteti të perditshëm dhe cdo lloj raporti te kerkuar nga menaxheri;
  10. Realizon regjistrimin Check in dhe Check Out.
  11. Informon sanitaret kur dhomat janë liruar dhe janë gati për pastrim;
►Ne ju ofrojmë:

-Ambient komod pune;
-Staf mikpritës dhe energjik;
-Akomodim dhe ushqim të përfshirë.

hr@drymadesinn.al
 


Apply
Back
Top